Albspirit

Media/News/Publishing

Stresi i kundërpërgjigjet Hygerta Sakos

Pak ditë më parë, moderatorja sportive, Hygerta Sako ishte e ftuar në emisionin “Thumb” ku mes pyetjeve të shumta, iu kërkua që të bënte një koment edhe për disa artistë shqiptarë. Tek Rashel Kolaneci, vlerësoi format bombastike, Lorik Canën e quajti kapiten të papaërsëritshëm, Vilma Mashën, një vajzë shumë të shkatët, të zonjën, dhe një mikeshë shumë e mirë, e ndërsa për reperin shqiptar Stresi, bukuroshja u shpreh se nuk e ka dëgjuar kurrë. “Stresi nuk e kam dëgjuar kurrë sepse këndon rap kam përshtypjen, dhe nuk dua të them ndonjë fjalë të rëndë, të përdhunoj veshin me muzikë të tillë” – është shprehur Hygerta. Por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe përgjigjja e Stresit. Nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram, ku po luhej muzika e tij, Stresi duket se është indinjuar shumë që moderatorja nuk e njeh, ndryshe nuk i justifikojmë dot fjalët që ai ka zgjedhur për t’iu kundërpërgjigjur. Ndonëse nuk ka përmendur emër, Stresi e ka bërë të qartë që postimi i tij i drejtohet moderatores së televizionit shqiptar.

Please follow and like us: