Albspirit

Media/News/Publishing

Azem Shkreli: Atdheu është dheu i birit e i atit e i shpirtit të shenjtë

 

 

Atdheu është dheu i birit e i atit e i shpirtit të shenjtë
Në vargun me krushq atdheu është krushku i parë
Në të tëra meshat shenjte ai është Meshari
Në kulm e në flamur është kumti e kremtja.

Në kokën rënduar në mendime ai është mendimi
Është një krahë shqipe këtej, një andej kufirit
Është flaka e Oso Kuka në kullën kallë të barotit
Është ara shtatë vjet djerrë e gruaja djerrë e fara.

Në bukë e krypë e zemër, atdheu është zemra
Në të parën pushkë për ujk atdheu është krisma
Në trupin tonë për vig atdheu është vigu
Në mishin tonë per krymb atdheu është ashti,

Atdheu është treni në binarin nëntë, bileta për nesër dhe trasta.

Please follow and like us: