Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopi i javës dhe befasitë për 12 shenjat

Dashi do ketë mundësi të qartësojë planet e tij dhe të materializojë një qëllim të rëndësishëm. Çështjet ligjore e kontaktet me jashtë favorizohen.

Demi – Ide të reja dhe mundësi të reja nuk do mungojnë në jetën personale dhe në çështjet ekonomike. Do keni surpriza te mira.

Binjaket do fokusohen në një marrëdhënie apo në një bashkëpunim i cili do kushtëzojë çdo veprimtari tjetër apo hap të pa llogaritur.

Gaforrja do tentojë suksesin dhe ndryshimin e madh duke hapur një faqe të re në karierrë dhe jete personale. Kemi lajme të mira pune dhe ngritje.

Luani do vendosë përfundimisht ti përmbahet një premtimi apo ti përkushtohet dashurisë dhe ndërkohe të finalizojë një projekt shume vjeçar.

Virgjëresha do ketë surpriza në shkëmbimet ekonomike apo në dhurime të ndryshme. Kthesa e fatit e mahnit.

Peshorja do jete gati për ndryshime të mëdha në jetën personale dhe në fillime të reja punësh e bashkëpunimesh. Me në fund kemi lajme konkrete.

Akrepi kërkon stabilizim ekonomik dhe besim se vërtet është futur në një rruge me të qëndrueshme pa shkëputje e kthesa të vështira.

Shigjetari stabilizon planet e veta. Di se çfarë kërkon dhe mënyrën se si mund t’ja arrijë më në fund qëllimeve. Lajme të mira në jetën erotike nuk mungojnë.

Bricjapi do mëshirojë nëpërmjet vetëbesimit çdo gjë që deri tani nuk është realizuar apo larguar duke i hapur rruge mundësive të reja diku larg.

Ujori do kërkojë patjetër besim dhe përkrahje, por edhe një qëllim të fortë i cili e vë në lëvizje. Mendja e tij kërkon punë dhe përgjegjësi të rëndësishme.

Peshqit do pozicionohen në idetë e veta apo dëshirat e veta në mënyre absolute dhe nuk do hapin rrugë derisa ato të realizohen për parashikime te detajuara personale.

Please follow and like us: