Albspirit

Media/News/Publishing

Koreja e Veriut lëshon raketë të re balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë tjetër balistike, tha ushtria e Koresë së Jugut. Pentagoni tha se është duke e vlerësuar lansimin “e mundshëm”, i cili ka ndodhur rreth orës 03:30, sipas kohës lokale. Agjencia jugkoreane e lajmeve Yonhap raportoi se raketa ka fluturuar në lindje të Pjongsongut, në provincën Pjongan të Jugut. Veriu ka kryer disa prova raketore në muajt e fundit, duke rritur tensionet me fqinjët e tij dhe Shtetet e Bashkuara. Nuk është e qartë se sa larg ka fluturuar raketa e fundit dhe nëse ajo ka fluturuar mbi Japoni, ashtu si edhe raketat e mëparshme. Koreja e Veriut ka kryer testin e fundit me raketë balistike në muajin shtator, vetëm disa ditë pasi ka kryer provën e gjashtë bërthamore. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar për lëshimin e raketës së fundit derisa ajo ishte ende në ajër, tha Shtëpia e Bardhë.

Please follow and like us: