Albspirit

Media/News/Publishing

Robert Aliaj: Stop patriotizmit fals si mbeturinë e emocioneve primitive

 

Sot është dita kur secili nga ne duhet të pyesi veten: Çfarë bëj unë për Shqipërinë? Të pyesni veten se çfarë ne mund të bëjmë së bashku për mendimin e lirë, për një Shqipëri të çliruar nga prangat e gangsterizmit. Stop Patriotizmit instant që është një supersticion i krijuar artificialisht dhe mbahet përmes një rrieti, gënjeshtrash dhe falsiteti, një paragiykim që i vjedh njeriut veterespektin dhe dinjitetin, që amplifikon arrogancën dhe mendjemadhësinë absurde. Stop patriotizmit si mbeturinë e djegshme në shërbim të pishtarit të cilitdo ambicioz me pushtet. Patriotizmi në kontekstin e kohës sonë është një ndjenjë përgjegjësie kombëtare. Jo shfrytëzimit të pasurive natyrore, jo shkatërrimit dhe padijes. Jo patriotizmit instant afatshkurtër. Joo shpërthimeve të ekzaltuara të emocioneve primitive. Po përkushtimit dhe qëndrueshmërisë. Shqipëria pret nga çdo burrë dhe cdo grua shqiptare, të përmbushin misionin e tyre në shërbim të kombit. Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Please follow and like us: