Albspirit

Media/News/Publishing

Shuhet në moshën 70-vjeçare Ibrahim Kodra

Shuhet në moshën 70-vjeçare Ibrahim Kodra, ish-futbollisti i klubit kryeqytetas, Dinamo. Kodra ka qenë pjesë e klubit me shumë trofe në vitet 1966-1977. Ai i kushtoi të gjithë karrierën sportive, ngjyrave blu, duke nisur që në ekipet e moshave, duke mbajtur gjithmonë fanellën me numrin 4 mbi shpatulla! Lajmi bëhet i ditur nga faqja e klubit të Dinamos në Facebook.

Postimi i klubit të Dinamos

Ndahet nga jeta në moshën 70 vjeçare ish-mbrojtësi Dinamovit, Ibrahim Kodra. Kodra qe pjesë e Dinamos legjendare, në vitet 1966-1977. Ai i kushtoi të gjithë karrierën sportive, ngjyrave blu, duke nisur që në ekipet e moshave, duke mbajtur gjithmonë fanellën me numrin 4 mbi shpatulla! FK Dinamo, shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjes Kodra për humbjen e njeriut të tyre të dashur, si dhe bashkohemi me dhimbjen e tyre.

Please follow and like us: