Albspirit

Media/News/Publishing

Të shtëna te parku i Autobuzëve, plagoset polici Ermal Bregu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, tek ish-parku i autobusëve. Paraprakisht mësohet se nga disa të shtëna me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person që dyshohet të jetë polic. Ende nuk dihet detajet e kësaj ngjarje, por mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Plagosja e Ermal Bregut

Një efektiv policisë është plagosur me armë zjarri këtë të martë në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ku i plagosuri është Ermal Bregu 33 vjeçar, oficer i policisë në Komisariatin Nr.1. Sipas policisë, polici 33 vjeçar, jashtë orarit të punës, ka qenë në një lokal në këtë zonë, ku ka debatuar me dy banorë të lagjes. Konflikti mes tyre ka degraduar deri në përdorimin e armës, aq sa njëri prej banorëve mësohet se ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar policin. Ai është dërguar në spital me plagë në pjesën e barkut dhe ndodhet jashë rrezikut për jetën. Ndërkohë që autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po  punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve

Please follow and like us: