Albspirit

Media/News/Publishing

Bllokohet te City Park autobuzi nga Gjirokastra, qytetarët apelojnë për ndihmë

 

Teksa moti vazhdon të përkeqësohet, akoma më shumë, qytetarë te ndryshëm i shtohen apelit për ndihmë.

Një qytetar ka telefonuar në Alb-Spirit.com dhe ka informuar se një autobus që po vinte nga Gjirokastra për në Tiranë është bllokuar pranë “City Park” si pasojë e rreshjeve te dendura te shiut.

Në autobus ndodheshin 20 persona, të cilët janë strehuar në një karburant në zonë, ndërsa autobusi është mbushur me ujë. Ata shprehen se ndodhen në gjendje tepër të vështirë, ndërsa bëjnë apel për ndihmë.

Please follow and like us: