Albspirit

Media/News/Publishing

Bylyku emërohet Drejtor Ekzekutiv i AKBN

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka emëruar Adrian Bylyku, Drejtor të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, (AKBN) .

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni, citohet se “Në bazë të Urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, datë 23.11.2017,  Adrian Bylyku u emërua Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore”.

Adrian Bylyku, ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti “Gjeologji- Miniera” në vitet 1986-1991. Në vitet 1993-1996 ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin e Bolonjës, në fushën e gjeoteknikës dhe kërkimeve kimike në sektorin e ndërtimit.

Që nga viti 2016  e në vijim,  Bylyku ka mbajtur funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Hidrokarbure në AKBN. Me herët ai ka kryer detyra të tjera në institucione shtetërore dhe kompani private.

Please follow and like us: