Albspirit

Media/News/Publishing

Ekzekutohet me tre plumba studenti shqiptar në Filadelfia

Një student shqiptar është ekzekutuar në mes të Filadelfias pasi ishte duke debatuar ashpër me të dashurën në afërsi të Universitetit Drexel.

Mësohet se viktima quhet Merols Mukaj, 21-vjeç.

Sipas mediave vendase, ai ishte duke debatuar ashpër me të dashurën në afërsi të Universitetit Drexel në bllokun 3500 të Lancaster dhe një person i identifikuar si Joseph Howanski ndërhyri duke e qëlluar te riun me tre plumba.

Policia e Filadelfias ka arrestuar 24-vjeçarin, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes pasi policia thotë se ai u përpoq të ndërhynte kur pa një çift studentësh duke u zënë.

Please follow and like us: