Albspirit

Media/News/Publishing

Kaos në autostradën Tiranë-Durrës, niveli i ujit rrezikon të mbulojë makinat

Në autostradën Tiranë-Durrës qarkullimi është bllokuar. Përballë karburant Kastratit niveli i ujit ka arritur mbi 0.75 metra. Disa makina raportohen të mbuluara nga uji, po ashtu shumë të tjera në trafik mbeten të rrezikuara.

Policia po përpiqet të devijojë qarkullimin e makinave në rrugën dytësore përballë me karburantin, por deri tani pa rezultat.

Policia rrugore bën thirrje që drejtuesit e makinave të jenë të kujdesshëm në këtë rrugë.

Please follow and like us: