Albspirit

Media/News/Publishing

Jeni single? Ju vjen në ndihmë “1Kafe”, aplikacioni që do të bëjë bashkë shqiptarët anembanë botës

Na ka ndodhur të gjithëve që teksa komunikojmë me miqtë tanë jashtë vendit, të flasim të paktën 1 herë për një aplikacion të njohur, me anë të të cilit mund të njohim persona të ndryshëm.

Madje, shumë histori dashurie kanë lindur nga Tinder, Hi5, KiK apo Chattroulette, aplikacione këto për të rritur.

Epo, ne kemi një lajm të mirë: Më në fund kemi një aplikacion të tillë të dedikuar shqiptarëve, në shqip!

Bëhet fjalë për “1 Kafe”, i cili mund të shkarkohet në iTunes App Store ose në Google Play për Andorid.

Aplikacioni është krijuar nga Gerond Aliaj, i cili është zhvendosur prej vitesh në Londër.

Në intervistën e tij për gazetaren Elisa Gjerani, Aliaj është shprehur se tashmë shqiptarët kanë mundësinë që me një klikim të vihen në kontakt me të tjerë shqiptarë nga e gjithë bota e të njihen me njëri-tjetrin.

“Aplikacioni është publikuar në mënyrë soft (me fjalëgoje) në fillim, saktësisht në 25 tetor 2017”, – tregon Aliaj.

“Ne jemi shumë të vëmendshëm ndaj anëtarëve tanë dhe po bëjmë çmos që të sigurojmë sidomos vajzat shqiptare, që në 1Kafe janë të mbrojtura nga sistemi: përveç funksioneve të bllokimit apo raportimit, ne kryejmë periodikisht analiza për të parë dhe hequr profile false ose që nuk respektojnë të tjerët. Përpos kësaj, është pritur jashtëzakonisht mirë. Ka më shumë se 15000 (po po, 15 mijë) chate të hapura, që do të thotë që njerëzit po komunikojnë shumë me njëri-tjetrin”.

Please follow and like us: