Albspirit

Media/News/Publishing

Myftaraj: Rama legjitimon librin e studiueses antishqiptare maqedonase

“Ju flet Moska” me Kastriot Myftarajn foli sot për studiuesen maqedonase, që sipas tij është antishqiptare.

Myftaraj thotë se libri i studiueses nga Maqedonia Jana Arsovska “Decoding Albanian Organized Crime” është cituar në librin e zv/ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Besfort Lamallari “Evoluimi i strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri”.

Sipas Myftarajt të citosh për ngjarjet shqiptare një maqedonase kjo do të thotë të legjitimosh librin e saj për antishqiptarët.

Myftaraj: Në muajin tetor kryeministri Rama prezantoi personalisht zv/ministrat e rinj të qeverisë Rama 2. Ndër ta si zv/ministër në ministrinë e Punëve të Brendshme ishte zoti Besfort Lamallari, i prezantuar si një ekspert i madh i krimit të organizuar. Një reputacion që e ka mbi bazën e një libri të publikuar disa kohë më parë.

Në librin e zotit Lamallari “Evoluimi i strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri” ku është bashkëautor, libri më i cituar është libri i një studiuese maqedonase e cila sot jeton në Amerikë, Jana Arsovska “Decoding Albanian Organized Crime”.

Ai e citon zonjë Arsovska për ngjarje kriminale që kanë të bëjnë me Shqipërinë, sikur nuk ka burime nga Shqipëria. Por për ngjarje që kanë të bëjnë me Shqipërinë citohet një maqedonase, imagjinoni çfarë profesionalizimi.

Nëse shikoni me vëmendje kopertinën  e libir Arsovska ka vënë një pistoletë dhe kanunin e Skënderbeut. Kështu çdo i huaj që e merr në dorë këtë libër për krimin e organizuar shqiptar mendon se Skënderbeu do ketë qenë themeluesi i mafies shqiptare.

Arsovska unë e kuptoj shumë mirë. Ajo ecën në traditën e asaj rryme në Maqedoni që shqiptarët i paraqet në dritën e librit të Lladan Xhorxheviçit, libri i famshëm “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” ku i thuhej botës që shqiptarët janë qenie me bisht. Arsovska thotë se shqiptarët janë qenie kriminale. Akademia e Shkencave të Maqedonisë i tha këto gjëra dhe këto nuk më habitin, sepse këtë mendim kanë për ne.

Por që një studiues shqiptar ta marrë këtë libër dhe ta përdorë si burimin më të rëndësishëm në librin e tij, më të cituar dhe ky të bëhet zv/ministër i Punëve të Brendshme në Shqipërinë e vitit 2017, kjo do të thotë të legjitimosh racizmin maqedonas ndaj shqiptarëve.

Please follow and like us: