Albspirit

Media/News/Publishing

Prangoset Hila, shiste drogë pranë shkollave

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar ditën e sotme pranë një shkolle të mesme në Orlando pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike. Arrestimi i tyre erdhi si pasojë e rritjes së mbikëqyrjes dhe kontrollit në pritje të afrimit të festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Shërbimet policore të kontrollit territorial menjëherë dhanë rezultatet e para konkrete dhe dje që në mëngjes, ku një shqiptar dhe një italian u vunë në pranga për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, shkruajnë mediat vendase. Gjatë kontrollit, pranë një shkolle të mesme, I.R., 28 vjeç dhe shqiptarit 34 vjeçar Alfred Hila iu gjet një sasi prej 100 gram marijuanë të ndarë në doza.

Please follow and like us: