Albspirit

Media/News/Publishing

Shkëlzen Maliqi: Kurti e Ahmeti janë shkaku i sherrit në Vetëvendosje

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka vlerësuar se thelbi i konfliktit në këtë lëvizje është rivaliteti ndërmjet Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit, e jo ai ndërmjet Kurtit e Dardan Molliqajt. Tani për tani nuk po shpërfaqet ky konflikt nga frika e përçarjes së Vetëvendosjes, ka thënë Maliqi për “Epoka e Re”. Sipas tij, nëse nuk arrihet kompromisi i madh ndërmjet Kurtit dhe Ahmetit, përçarja e kësaj partie është e pashmangshme.Megjithatë, Maliqi ka shprehur skepticizëm se një kompromis i tillë mund të arrihet. “Nëse dështon kompromisi i madh, çarja është praktikisht e pashmangshme”, ka thënë Maliqi.

Please follow and like us: