Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria voton kundër Trump, Rama në New York me biznesmenët

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetin social “Facebook” disa foto nga një takim të zhvilluar në New York me sipërmarrës dhe profesionistë të suksesshëm të komunitetit shqiptar në Amerikë.

Kreu i Qeverisë thotë se fokusi i këtij takimi kanë qenë sfidat në rrugën e ndërtimit të Shqipërisë, si dhe për të çuar përpara idetë dhe projektet konkrete të bashkëpunimit.

“Në New York me sipërmarrës dhe profesionistë të suksesshëm të komunitetit shqiptar në Amerikë për sfidat në rrugën e ndërtimit të Shqipërisë që duam dhe për të çuar përpara idetë dhe projektet konkrete të bashkëpunimit që zunë fill në Samitin e parë të Diasporës mbajtur një vit më parë në Tiranë”, shkruan kryeministri Rama.

Please follow and like us: