Albspirit

Media/News/Publishing

Asambleja e Përgjithshme e OKB miraton rezolutën kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e saj të 64-të të martën, më 19 dhjetor, kundër shkeljeve të së drejtave të njeriut në Iran.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit,  përshëndeti rezolutën dhe tha:

“Në rastin e një regjimi që ka injoruar krejtësisht dhjetëra rezoluta të OKB kundër shkeljeve të pandërprera të të drejtave të njeriut në Iran dhe zyrtarët më të lartë të tij mburren publikisht me masakrimin e të burgosurve politikë, bashkësia ndërkombëtare duhet të miratojë masa detyruese për të ndaluar krimet e regjimit. Të gjitha marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me regjimin teokratik të mullahëve i shërbejnë drejtpërdrejt interesave të Trupave të Gardës Revolucionare të Khameneit (IRGC) dhe duhet të kushtëzohen me përfundimin e torturës dhe ekzekutimeve në Iran dhe ndalimin e ndërhyrjes shkatërruese të regjimit në rajon. Në mungesë të një politike të fortë, shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut në Iran dhe eksportimi i terrorizmit, fundamentalizmit dhe luftës në rajon dhe në botë do të vazhdojnë “.

Duke iu referuar thirrjes së rezolutës ndaj regjimit iranian “për të nisur një proces gjithëpërfshirës llogaridhënës per të gjitha rastet e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, bashkë me ato që përfshijnë gjyqësorin iranian dhe agjencitë e sigurisë, dhe … për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për këto shkelje,” zonja Rajavi theksoi, “Shembulli më i rëndësishëm i shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në Iran është masakra e të burgosurve politikë në vitin 1988, në të cilën të gjithë zyrtarët e regjimit klerikal veçanërisht Ali Khamenei, si dhe pushteti gjyqësor  i mullahëve dhe zyrtarët më të lartë të agjencive të sigurisë dhe të inteligjencës janë të ngatërruar dhe bashkëfajtorë. Ata e mbrojnë atë, por deri tani kanë mbetur të paprekur nga ndjekja penale. Prandaj, bashkësia ndërkombëtare përballet me një provë të madhe në hetimin e këtij krimi të madh kundër njerëzimit dhe ndjekjen e autorëve të tij. ”

Maryam Rajavi i kërkoi OKB-së të krijojë një komision hetimor mbi këtë rast, duke shtuar: “Ky është hapi i parë për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve që qeverisin Iranin për 38 vjet”.

Please follow and like us: