Albspirit

Media/News/Publishing

Kukësi humbet përsëri, Partizani kthehet tek fitorja, Laçi dhe Flamurtari nuk falin, Skënderbeu bën detyrën

Luftëtari fitoi edhe ndaj Kukësit, 1-2 në transfertë, duke arritur kështu një tjetër fitore të madhe, pas asaj të bujshme 5-0 ndaj Partizanit. Abazaj shënoi në fund të pjesës së parë, duke kaluar kështu miqtë në avantazh. Më pas Rroca dyfishoi në të 47-tën. Vetëm një gol I Bakajt me penallti, ishte shumë pak për verilindorët e Kukësit, që vazhdojnë në këtë mënyrën periudhën e vështirë që i ka përfshirë.

Me rezultatin 3-1 ka fituar Partizani ndaj Vllaznisë. Ka qenë Ibrahimi, që ka zhbllokuar shifrat e bardhë që në dhjetë minutat e para, ndërkohë që brenda dy minutash ka barazuar Cinari për miqtë. Në pjesën e dytë, pas një gabimi në prapavijë të shkodranëve, ka qenë Progni, ai që ka realizuar golin e dytë, para se Bardhi të vuloste fitoren për “demat e kuq”. Flamurtari ka shokuar Kamzën në shtëpi. Kuqezinjtë e Shpëtim Duros kanë shënuar dy gola në këtë transfertë, me anë të Hoxhajt dhe Juffos, në pjesën e parë, ndërkohë që në 45 minutat e dytanë ka krijuar mundësi të tjera konkludimi, por kanë festuar golin e tretë në kohën shtesë, kur Tangara ka mbyllur gjithçka. Vendi i dytë për bregdetarët e Vlorës në klasifikim, ndërsa debutuesit në Superiore, kamzalinjtë, që ishin konsideruar me të drejtë si “Hirushja” e Superiores, pësojnë humbjen e dytë radhazi dhe ngrenë alarmin e një krize në këtë fundviti.

Fitore të djersitur, edhe pse me raste pa fund, ka marrë Skënderbeu në shtëpi. Heroi dhe shpëtimtari i korçarëve ka qenë sulmuesi Soue, që ka shënuar dy herë, duke përmbysur disavantazhin e hershëm të minutës së 20-të, kur Dedic për durrsakët finalizonte nga penalltia. Xhejms do të vuloste gjithçka në këtë sfidë, në minutën e 85-të.

Flamurtari fitoi në kryeqytet, ndaj Kamzës, me shifrat 0-3. Hoxhaj dhe Xhufo shënuan në pjesën e parë, ndërsa në sekondat e fundit të sfidës, Tangara shënoi edhe golin e fundit për vlonjatët, të cilët konfirmohen si forca e dytë e kampionatit.

Gjithashtu, edhe Laçi fitoi ndaj vendit të fundit në renditje, Lushnjës. Rexhinaldo shënoi që në minutën e dytë të sfidës, ndërsa Sefa barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 42-të. Në të 77-tën, Uzuni kaloi përsëri në avantazh kurbinasit, ndërsa vulën e vendosi Xhixha në minutën e 91-të, teksa shënoi edhe golin e tretë.

PARTIZANI-VLLAZNIA 3-1
Golat: Ibrahimi 9’, Progni 66’, Bardhi 83’ / Cinari 11’
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Cokaj, Paulin Simoni

SKENDERBEU-TEUTA 3-1
Golat: Soue 34’, 82’, Xhejms 85’ / Dedic 20’ (pen)
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Egin Doda, Dojando Myftari

KUKESI-LUFTETARI 1-2
Golat: Bakaj 65’ (pen) / Abazaj 45’, Rroca 50’
Gjyqtarë: Remzi Sadiku, Rudin Preca, Astrit Mahmuti

KAMZA-FLAMURTARI 0-3
Golat: Hoxhaj 21’, Juffo 44’, Tangara 90+3’
Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Orgest Grabova

LACI-LUSHNJA 3-1
Golat: Rexhinaldo 1’, Uzuni 77’, Xhixha 91’ / Sefa 42’
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Rejdi Avdo

Please follow and like us: