Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptari Seferi triumfon në Hamburg

Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, ka fituar një ndeshje shumë të rëndësishme në fund të vitit 2017. Ai mbylli me fitore vitin 2017, duke e mposhtur gjeorgjianin Gogita Gorgiladzen.  Seferi ka fituar pas tetë raundesh, në të cilat dominoi plotësisht. Ndeshja u mbajt në Hamburg të Gjermanisë, ku Seferi kishte përkrahje si gjithmonë nga shqiptarët dhe i gëzoi ata me një fitore mjaft të rëndësishme. Kjo ishte ndeshja e fundit për këtë vit për boksierin kuqezi, i cili nuk dorëzohet asnjëherë.

Please follow and like us: