Albspirit

Media/News/Publishing

Avokati hipnotizonte femrat për të kryer raport intim me to

Një avokat është burgosur për shkak se i hipnotizonte femrat me qëllim që të kryente marrëdhënie seksuale me to. Videoja shqetësuese është filmuar nga kamera e trupit të një prej viktimave. Avokati i divorcuar Michael Fine përdorte teknikat e hipnotizimit për të kryer aktet seksuale. Policia në Sheffield, Ohio e ka arrestuar burrin vitin e shkuar, ndërsa tani është dënuar me 12 vite burg. “Në numrin e tretë, ju nuk do të jeni në gjendje për të kontrolluar veten”, i thotë avokati 59 vjeçar një gruaje. Të paktën 6 gra kanë përfunduar në “rrjetën” e tij. Avokati i divorcuar më 2014-n, ka pranuar akuzat. Një prej grave tha se pas hipnotizimit kishte parë lagie në vagjinën e saj. Një prej viktimave lexoi një deklaratë në gjykatë të hënë, duke theksuar se avokati e kishte manipuluar për tri javë.“Unë shkova tek Michael Fine për të më ndihmuar, jo për t’u përballur me një situatë të tmerrshme dhe abuzive. Kam paguar atë për të më ndihmuar. Ai përdori besimin tim dhe pozitën e tij si avokatin im për të fituar informacion në lidhje me dobësitë e mia”, tha gruaja. “Ai përdori këto informacione për të më manipuluar dhe për të përfituar nga unë”, shtoi ajo. Një grua tjetër tha ajo, vuan nga sulmi i burrit dhe ndihet në panik. Ajo tha se dënimi është i vogël dhe se ajo ishte shkatërruar për të gjithë jetën. Avokatit ndërkohë i është hequr licenca si dhe është futur në regjistrin e abuzuesve seksualë. /Ora News/

Please follow and like us: