Albspirit

Media/News/Publishing

“Shiko njerëzit se po vijnë të vdekur nga kurbeti”, komentuesit i kujtojnë Kryeministrit vdekjen e Florencit

Kryeministri Edi Rama u ka uruar “Mirëmëngjes” ndjekësve të tyre në facebook me pamje të punimeve në rrugën e Lumit të Vlorës. Por komentuesit i kujtojmë se Shqipëria nuk është vetëm Vlorë, pasi nuk kanë nisur ende punimet për rrugën e Arbrit apo edhe by pass i Fierit që ka mbetur pa përfunduar. Sakaq të shumtë janë shqiptarët që i kujtojmë Kryeministrit vdekjen e Florenc Beqirajt në Francë. “Shqiptarët ikin se në vendin tonë nuk ka punë dhe rrogat janë të vogla, por kthehen të vdekur nga kurbeti”, i shkruan një komentuese Kryeministrit në facebook.

Më poshtë disa prej komenteve më pikante:

Jona Prezja Ti shiko njerzit qe po ikin ne kurbet dhe po vin te vdekur si puna florencit se po te jet rroga mir nuk kan pse te iki shqipetaret hap vende pune dhe ngre rrogat njerve ate bo ti se kto rruget nuk kemi ci duam para jetes ton na beke punime ti u kpute.

Jona Prezja Cke moj shkoder qe renkon syri lot te pikon mue djalin ma kan vra mi ka len motrat pa vlla florenc bir ti fol me ne qysh bre ty me tref ai dhe e ke vesh shipnin ne zi nuk pushoj lot per ty pse o shtet nje fjal se fole per florencin nuk u lodhe qysh me pyt cfar kan ndoll se ai esht djal i jon.

Dash Cubaku Tani qe u be janullatos me kombesi shqiptare mbaruan hallet e shqiptareve zoti rama do na bien eurot nga qielli ?

Floreta Tereziu Balliu Pershendetje dhe gezuar shume bukur po ju lutem te vini ne zbatim edhe projektin qe keni premtuar per rrugen qe lidh vloren me repartin ushtarak bunavi nje rruge qe eshte shume e frekuentueshme dhe e lene ne gjendje mjerable qe nuk i pershtatet aspak ushtrise sone ne Nato te mbaje premtimin ministrja Xhacka te vetmen gje qe kerkojne banoret e fshatit Bestrove do tju a dime shume per nder .. ju uroj pune te mbare

Mukades Abazi Braimllari Bukur shume sh kryeminuster por nuk eshte Shqiperia vetem Vlore ktheji syte dhe nga pjesa tjeter e vendit nji rruge e Arbrit ka vite qe flitet e hic spo ecen .

Ylli Xhafa Ta gezojne vlonjatet se boll kane vuajtur. Po me bypassin e Fierit cfare do te behet ?

Perparim Skenderi Albania Po rugen e arbrit,kur do ta perfundosh.

Please follow and like us: