Albspirit

Media/News/Publishing

Vazhdojnë sulmet ndaj udhëheqësit të opozitës ruse

Një zëdhënës i Kremlinit sugjeroi të martën se një thirrje nga udhëheqësi i opozitës ruse Alexi Navalny për të bojkotuar zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm mund të jetë i paligjshëm.

Navalny u bëri thirrje mbështetësve të tij të bojkotojnë votimin e 18 marsit pasi zyrtarët e zgjedhjeve të hënën e ndaluan atë të garonte.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë (KQZ) votoi për ndalimin e blogerit kundër korrupsionit për shkak të dënimit së tij nën akuza penale. Navalny dhe pasuesit e tij thonë se këto akuza ishin të motivuara politikisht.

Pas vendimit të KQZ-së, Navalny lëshoi një video ku deklaron një “grevë të votuesve”, sepse – sipas Navalnyt – gara e marsit nuk do të ishin zgjedhje të vërteta.

Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin, tha të martën se përpjekjet e Navalny dhe mbështetësve të tij për të organizuar bojkotin “duhet të studiohen me kujdes për të parë nëse po shkelin ligjin”.

Putin njoftoi më parë këtë muaj se ai do të kandidojë për t’u rizgjedhur dhe supozohet gjerësisht se do të fitojë një mandat të katërt si kreu i shtetit rus.

Please follow and like us: