Albspirit

Media/News/Publishing

Fëmija më e bukur në botë

Një vajza 6-vjeçare është cilësuar si vajza më e bukur në botë, pasi fotot e saj të publikuara në Instagram nga e ëma, u shpërndanë online. Anastasia Knyazeva ka që tani që ushtri fansash online të cilët janë mahnitur nga pamja e saj si kukull porcelani me sy blu. Vajza, edhe pse shumë e vogël është modele e suksesshme e markave për fëmijë në vendin e saj Rusi.

Duket se Anastasia do të ecë në rrugën e Thylane, vajza franceze tashmë 16 vjeçe e cila spikati për bukurinë e saj kur ishte pikërisht 6 vjeçe dhe sot është një modele e suksesshme.

Please follow and like us: