Albspirit

Media/News/Publishing

Për ARMO-n si krim, mashtrim, shantazh e pengmarrje

Erjon Braçe

Dua te them nja dy fjale per ARMO-n.

E para e mbi te gjitha;

Nuk ka tregtar me te paskrupullt se ai qe nuk paguan punetoret!

I ka shfrytezuar-ky eshte termi i qarte per marredheniet e punes ne kete rast dhe, nuk ju paguan rrogat.

Marredhenia e tregtarit punedhenes me punetorin eshte nje maredhenie e sanksionuar ne ligj, ne kontrate dhe, nuk duhet te linde kurre nevoja qe punetoret te protestojne per te marre ate qe ju takon me ligj, me kontrate.

Per me teper?

Poooo, patjeter, kur negociohet kontrata e re, punetoret e kane te drejten te kerkojne me shume, por gjithnje mbi ate qe i ka dhene ligji-page, sigurime shoqerore e shendetesore.

Kjo që i ka dhënë ligji as që diskutohet.

E dyta;

Nuk ka tregtar me te poshter se ai qe i perdor punetoret si “peng” kunder sistemit fiskal, marredhenieve me te trete, gjithnje ne sherbim te fitimeve te tija.

ARMO eshte nje histori pengmarrjeje te cilen nuk kane pse e vuajne me punetoret! Zero!

Nuk ka pse e paguan edhe Qeveria!

Punetoret jane peng, Qeveria eshte nen shantazh!

Dje degjova te shtrohej pyetja:

Pse duhet mbajtur me ARMO?

Natyrisht, pyetja eshte e thjeshte dhe artikulohet nga te gjithe ata qe nuk besojne ne industrializimin-perpunimin ne kete rast, ne kete vend.

Shqiperia ka nevoje te kete nje industri te re te perpunimit te mineraleve te saj ne vend, naften, kromin, bakrin, nikelin gjithashtu.

Pasurite e ketij vendi, nuk mund vec te shfrytezohen pa krijuar vlere te shtuar ketu!

Keshtu sic eshte duket zhvatje dhe kaq!

Por ne ane tjeter, ARMO duhet edhe per te bere drejtesi!

Shembull madje.

Te gjitha transaksionet qe jane kryer me ARMO-n, nga privatizimi i saj-e kujtoni historine e pageses besoj, marrja nga bankat, dhenia kohe pas kohe me qira, jane teresisht te paligjshme, per te mos thene kriminale.

Kurre nuk u hetuan sepse politika nuk lejoi.

Te hetohen nje here te vetme per ti dhene fund historise se shantazhit dhe pengmarrjes qe nisi me nje VKM ne 2008-ten per tregtimin monopol te gazoilit D2 e ka vijuar kohe pas kohe.

Nderkohe, nese ministrat duan te bejne dicka-jo te ulen ne tavoline per te detyruar tregtarin te paguaje rrogat (rrogat i percakton ligji dhe ligji nuk negociohet, zbatohet), ajo duhet të jetë një analizë e plotë ekonomike e financiare për ARMO-n.

Nga privatizimi, marrëdhëniet me bankat, kreditë e këqija, marrja e asteve nga gjithkush, dhëniet me qira një herë, dy, tre, vlera e aksioneve të kompanisë, vlera e aksioneve të qeverisë aty dhe detyrimet fiskale të papaguara.

Historia-merr me qira, me garanci qeveritare per te te furnizuar, fito, krijo detyrime ndaj punetoreve, furnitoreve dhe fiskut, falimento per te nisur nje marredhenie te re nga zero me nje qiramarres qe rezulton gjithnje i njejti, duhet të marrë fund!

Nga ajo qe duket tani,vlera e detyrimeve fiskale ndaj qeverise e ka kaluar vleren e paguar per blerjen e ARMO diten qe qeveria vendosi ta shese, bankat thuajse e kane marre vleren e kredive te dhena, qeveria ka marre vec shantazhin sa here qe punetoret merren peng.

Ka ne kete vend qe ky trem nuk ju pelqen, por nese numrat e aktet deshmojne se “te gjithe jane shlyer”-vec qeverise natyrisht, si gjithnje, atehere, shtetezimi per te nisur nje rruge te re te diskutohet si zgjidhje.

Keta qe e marrin me qira, nuk kane humbur, kane fituar deri tani!

Please follow and like us: