Albspirit

Media/News/Publishing

Salajdin Salihu: Iku në amshim personaliteti i madh i shkencës shqiptare, prof. Remzi Nesimi

Një lajm i trishtë!

Iku në amshim personaliteti i madh i shkencës shqiptare, prof. Remzi Nesimi.
Iku në amshim Njeriu, Studiuesi, Pedagogu model, delegati i Kongresit të Drejtshkrimit dhe autori i veprave të çmuara nga gjuhësia.
Jam me fat që e kam njohur.
E kam respektuar e më ka respektuar dhe për këtë jam krenar.
Që sot, ndonëse janë çaste pikëllimi, duhet të mendojmë e të angazhohemi bashkërisht për botimin e veprës së plotë të Profesorit, që është pasuri kombëtare.
Lamtumirë Profesor i dashur dhe faleminderit për kontributin e dhënë për kulturën tonë!

Please follow and like us: