Albspirit

Media/News/Publishing

Rishpërthen pa të shara kandidati Hala: Mediat janë blerë nga Duka dhe Fino

Shpëtim Hala, kandidati për president të FSHF-së një ditë para zgjedhjeve ka thyer më në fund heshtjen, teksa ka folur për garën. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hala ka shprehur pakënaqësinë e tij për mediat, që sipas tij kanë treguar preferenca për vetëm dy kandidatët Duka-Fino.

Postimi i plotë

Kam heshtur sepse nuk doja të përfshihesha në debate që nuk i përkasin sportit. Më vjen keq që kjo garë ka preferenca mediatike për dy kandidatë Duka-Fino, kur realisht jemi tre.
Kam heshtur sepse jam njeri i sportit, njeri i thjeshtë dhe plot energji.
Kam treguar sportivitet në një garë përballë të fortëve.
Jam anashkaluar nga të gjithë mediat sepse unë vij nga bota e sportit.

Please follow and like us: