Albspirit

Media/News/Publishing

Zv/presidenti i UEFA-s kërcënon: Kam folur me Ramën, ndërhyrjet politike janë të patolerueshme!

Zëvendës presidenti i UEFA-s, Gregori Surkis ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF që po mbahet në Durrës, duke “kërcënuar” se do të ketë masa ashpra nëse do të ketë ndërhyrje politike në zgjedhje.

“UEFA i ka të gjitha hollësitë se si po zhvillohen këto zgjedhje. I kujtova kreut të qeverisë se zgjedhjet duhet të bëhen pa asnjë ndikim nga palët e treta. Shkelje e këtij detyrimi mund të shkaktojë vendosje të sanksioneve të rënda. Zgjedhja e presidentit duhet të jetë e lirë dhe në mënyrë të pavarur, dhe çdo lloj ndërhyrje politike, do të ishte e pajustifikueshme. Këto parime janë bazë për zhvillimin e futbollit evropian. Të mos përdoret teknologji manipulative, për të parë si është votuar. Nuk duhet t’i fusim njëri-tjetrit plehra nën derë, pasi kjo do ta dëmtonte futbollin”, tha Surkis.

Please follow and like us: