Albspirit

Media/News/Publishing

KUVEND NDËRKOMBËTAR ‘VAZHDIMËSIA HISTORIKO-GJUHËSORE DHE ETNOKULTURORE E SHQIPTARËVE PËRMES MIJËVJEÇARËVE’

 

Qëllimi: “Rritja e vetëdijes së shqiptarëve mbi rëndësinë e njohjes së lidhjeve të historisë së tyre me  kulturat e antikitetit”.

Ideja: “Në kërkim të historisë së prejardhjes dhe zhvillimit të gjuhës sonë përmes mijëvjeçarëve”.

Shoqatat organizatore:

QENDRA KOMBËTARE ‘RRËNJËT TONA’

“ALEANCA QYTETARE PËR MBRUJTJEN E VLERAVE KOMBËTARE”

“ILIRICUM SACRUM’

“IMAZHI SHQIPTAR”

“Vlerat shqiptare”

QENDRA KËRKIMORE SHKENCORE – G & G GROUP

Me mbështetje të: Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Në bashkëpunim me: Institucionet Universitare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë

Tiranë, 09-11 Maj, 2019, Muzeu Kombëtar

Lajtmotivi: Lavuazje – më jep një eshtër të të jap një skelet.

Çdo popull ka të drejtë të kërkojë dhe njohë rrënjët e historisë së tij,si gur themelor për ekzistencën dhe ndërtimin e së ardhmes së tij.

 

KOMITETI ORGANIZATIV
Dr. Stefan PINGULI, PRESIDENT I KONGRESIT
Prof. Sazan GURI, QENDRA KOMBETARE RRENJET SHQIPTARE
Prof. Lirim MUHAJ, GJUHËTAR
Fatbardha DEMI, STUDIUSE E LASHTËSISË
Fred BALAJ, STUDIUS I GJUHËSISË
Dr. Astrit MEMIA, HISTORIAN
Besir BAJRAMI, PUBLICIST
Manjola PERJA, PEDAGOGE
KOMITETI SHKENCOR
Dr. Eleni KOCAQI, GJUHETARE
Prof. Nexhmi GANIU, HISTORIAN, PODUJEVE, KOSOVE
Dr. Shpresa MUSAJ, GJUHËTARE/HISTORIANE
Prof. Xhemaledin SALIHU, SHOQ. TRASHËGIMI KULTUR. PRESHEVË
Niko STILLOS, GJUHËTAR
Ing. Mark PALNIKAJ, INXHINIER/HISTORIAN
Dr. Saimir LOLJA, PUBLICIST/KANADA
Dr. Linda SPAHIU, ETNOGRAFE

Pse DUHET TË ORGANIZOJMË KUVENDIN “VAZHDIMËSIA HISTORIKO-GJUHËSORE DHE ETNOKULTURORE E SHQIPTARËVE PËRMES MIJËVJEÇARËVE”

  1. Qasja, sikundër sot, me një KUVEND Ndërkombëtar sillet në një kohë, ku vepra historike shqiptare vjen duke u zgjeruar, për pasojë, siç arsyeton filozofi Kroçe, çdo gjeneratë e ribën historinë e vet, ndaj edhe vetëdija historike na bën të arsyetojmë, pse jo, për një histori tjetër. Ka ardhur koha të mendojmë sesi historia e shqiptarëve të shkruhet me dashuri nga bijtë e vet, sepse mosdija e historisë sonë, harresa në të cilën gjendemi për gjyshërit e stërgjyshërit tanë, mos kujdesia ndaj armikut dhe mikut kombëtar, gjithë këto, na kanë bërë që të mos njohim veten tonë dhe të na duken të mira disa të meta, po edhe të harrojmë virtytet tona.
  2. Ngjarje të tilla si ky KUVEND duhet të na bëjnë që të mësojmë të vërteta për shqipërinë dhe shqiptarët, për të cilat ka nevojë çdokush, por ne shqiptarët kemi nevojë më tepër se gjithkush, që siç thotë akademiku kosovar Feti Mehdiu: “E vërteta është ilaç i hidhur, por shërues, me kushtin që ilaçi të përdoret me kohë”.
  3. Një KUVEND i tillë duhet të na tregojë sesi manipulimi nuk duhet të rrisë shanset që sharlatanët të jenë të pëlqyeshëm për turmat, ndërsa miqtë e vërtetë të popullit të dështojnë. Prandaj, Shqipëria ka nevojë për qytetarë e patriotë që nuk bien viktimë e manipulimit të pasioneve mbi historinë, qoftë nga ata jashtë ose ndonjë syresh brenda. Një KUVEND i tillë duhet të na bëjë që individi dhe populli të ndjehen të pjekur, se ndryshe po vemi drejt një prirje të dëmshme për demokracinë. Sigurisht, nuk do të merren armët, por një shpirt kritik duhet t’i qaset interpretimeve të ngjarjeve historike dhe historisë së gjuhës shqipe.
  4. Një KUVEND i tillë duhet të na sjellë filozofi që ka nevojë historiani, gjuhëtari, arkeologu, studenti në mësim e bujku në arë, por për atë filozofi, siç shprehet Niçe-ja “perëndeshë të ndershme dhe lakuriqe”. Boll më me historinë e shpikur helene e latine. Po këta ilirë, thrakë e pellazgë që jetuan midis tyre, ç’ishin? Si mbijetuan, si komb e si gjuhë, kur këta të fortët dolën nga faqja e historisë. Pse ishin komb e gjuhë e ‘dobët’ apo pse ishin më të vjetër e më të rrahur me historinë?
  5. Një KUVEND i tillë duhet të na kthejë vëmendjen te fryma e Shkollës Albanologjike të arbëreshëve, i cili nuk ishte një institucion arsimor, por një veprimtari e bashkuar e një elite autodidakte, e cila kishte kohë që e kishte nisur rrugëtimin e saj. Në radhët e kësaj shkolle renditen shumë eruditë priftërinj arbër të shekullit XVII-XIX, si Nilo Katalano (1637-1694), Josif Nikollë Brankati (1675-1741), Gjergj Guxeta, Giorgio Guzzetta 1682– 1756), Pal M. Parrino (Paolo Maria Parrino 1710-1765), Jul Variboba (1727-1788). Nikolla Keta (1741-1803), Ëngjëll Mashi (1758-1821), Mikel Skutari (1762-1830), Zef Krispi (1781-1859), Vinçenco Dorsa (1823-1885), Zef Skiroi (1865-1927) por edhe intelektuale si Jeronim de Rada, etj.
  1. Një KUVEND i tillë duhet të na sjell fakte e interpretime, sesi mund të na ndihmojë historia për të organizuar lirinë dhe të bëhemi pjesë dinjitoze e komunitetit vleror që quhet Europë, me atë lloj moto “Të jetojmë së bashku dhe në dinjitet të barabartë”.
  2. Një KUVEND i tillë duhet të na sjellë gjithë mendjet e ndritura përsëri pranë Eduard Shnajderin me “Pellazget e pasardhesit e tyre”, i cili është autori i vetëm dhe i pari që ka dëshmuar se përse e quajmë gjuhen shqipe “gjuhe natyrale” apo Aristidh Kolën që me veprat “Gjuha e Perëndive” dhe “Arvanitasit …” ka dhënë dëshmi të rëndësishme mbi origjinën dhe lashtë sine e fiseve arbërore dhe pellazge, në një hapësirë të paprekur asnjëherë nga shkruesit e lashtë dhe ata modernë.
  3. Një KUVEND i tillë duhet të na japi mundësinë që të mos e trajtojmë historinë, si një koleksion të thjeshtë antikitetesh, sikundër thotë filozofi i shquar gjerman Haideger, por para së gjithash ne duhet të kuptojmë se historia nuk qëndron pas nesh si një objekt. Përkundrazi, ne jemi vetë historia. Për pasojë, jemi ne përgjegjës për mënyrën sesi e trajtojmë atë. Ndaj, pesha e fajita është aq, sa dëmi i bëhet atdheut.
  1. Një KUVEND i tillë duhet të na bëjë që të shikojmë dy hapa para, por edhe një hap prapa, ndryshe nga mendësia e sotme politike botërore që iu kërkon popujve të mos merren shumë me histori dhe të mos shikojnë nga e kaluara. Nëse njeriu, thjesht shikon, ka veçse logjikën e kafshës.
  2. Një KUVEND i tillë duhet të bëjë qytetarin dhe shtetarin shqiptar që duhet të dijë kush jemi, për të qenë të barabartë me të tjerët. Ndaj është koha që ne vetë të shkruajmë historinë tonë, duke mos qenë, as të verbër e as sqimatarë, dhe historia jonë nuk mund të shkruhet nga okupatorët e shërbëtorët me mel’hem e pa bereqet, sepse historia na ka mësuar deri më sot, siç na thot i madhi filozof Hegeli, atë që nuk para mësojmë shumë nga historia. Ndaj shqiptarët do të vuajnë dhe syresh të tjerë do të përfitojnë, kjo e lidhur edhe me servilizmin e pashoq të bashkë atdhetarëve tanë, kinse gjoja pragmatistë.
  3. Një KUVEND i tillë duhet të na bëjë të mbajmë qëndrim ndaj këtij realiteti që më të trishtë e më zezan e kanë bërë vetë shqiptarët, ca nga padija e mungesa e vizionit, ca nga ofertat e vjetra e të reja në lëmin e konspiracionit. Sikur nuk mjaftojnë paudhësitë e shteteve fqinj dhe atyre perandorakë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarit, ndaj historisë dhe gjuhësisë sonë, por na duhet të jemi dhe servil ndaj tyre, aq sa shumë syresh prej nesh i quajnë pushtimet bashkëpunime.
  1. Një KUVEND i tillë dhe nisma të tilla duhet të na sjellin të verteta historike, për të qenë të vërtetë me faktet, sepse nga historia e shkruajtur për shqipërinë dhe shqipëtarët ka thënie të tmershme, sidomos kur i dëgjon nga goja e personave kyç të vendit, me po aq urrejtje sa akademikët serb e maqedonas.
  2. Një Kuvend i tillë na ndihmon që të bëhemi të vetëdijshëm për rëndësinë e njohjes së historisë së prejardhjes sonë, për të kuptuar peshën e kësaj vlere historike në shkallë kombëtar dhe ndërkombëtar, për të marrë përsipër me dinjitet përgjegjësinë e kësaj peshe si trashëguesit dhe mbartësit themelor dhe të drejtpërdrejtë të këtyre vlerave historike dhe gjuhësore.
  1. Një Kuvend i tillë na ndihmon që të kuptojmë realitetin e trishtë që po jetojmë sot, për të zgjedhur me zgjuarsi rrugë të reja për kapërcimin e tij.
  2. Ky Kuvend do të na ndihmojë që të drejtojmë vëmendjen tek fryma e Shkollës Arbëreshe mbi Albanologjinë, e cila më tepër se një Institucion Arsimor, ishte veprimtaria e një elite të bashkuar, që bëri si qëllim të saj, ruajtjen e gjuhës dhe historisë kombëtare, për ruajtjen e prejardhjes dhe etnisë.
  3. Një Kuvend i këtij formati na afron mundësinë që nëpërmjet fakteve të hidhet dritë mbi atë pjesë të hershme të historisë sonë, e cila deri tani është lënë në harresë
  4. Duke njohur historinë tonë të hershme ne do të dimë të bëhemi të vetëdijshëm për rolin tonë në kohët e reja. Gjithë këto e të tjera na bëjnë ta shohim historinë sy më sy, sepse ta rishkruash historinë nuk do të thotë aspak ta qortosh atë.

QËLLIMI I KUVENDIT

  1. Mbajtja e këtij kuvendi ka si qëllim që të parashtrojmë fakte historike, gjuhësore dhe etnokulturore të hulumtuara nga studiues të ndryshëm, të cilat vërtetojnë lidhjen e shqipes së sotme me gjuhët e antikitetit, dhe nëpërmjet tyre vazhdimësinë e pandërprerë të historisë sonë.
  2. Mbajtja e këtij kuvendi ka si qëllim që të ndricojë atë pjesë të historisë sonë më të hershme, e cila deri tani është lënë në harresë.
  3. Një KUVEND i tillë vjen për të ndihmuar në krijimin e një ndërdije tjetër, sepse ‘ndërdija deri më sot për shqipërinë dhe shqiptarët është tmerruese’. Dhe meqënëse, kjo ndërdije, njeriut i është futur në ndërlidhje si ndodhi apo si e thënë, pavarësisht, a qëndron apo nuk qëndron, është krijuar bindja se ajo është e vërteta”.
  4. Ky KUVEND duhet t’i tregoj shqiptarëve, përse janë në mesin e Europës dhe jo europian, ku piketa të pakontestueshme vertetojnë ne emra toponimesh praninë e tyre qysh në antiktet dhe para saj?
  5. Kësisoj, një KUVEND i tillë, nuk do të përbëjë aspak një apologji për shqiptarët, por një KUVEND, ku mund t’iu japim atyre të drejtën. Sepse, ata vetë kanë neglizhuar shumë për publicitetin dhe kanë bërë gabim – thotë e fortndritura Elena Gjika (Dora d’Istria) që shqiptarët, kanë jetuar shumë pak për veten e tyre. Veprimtarinë e tyre, gjakun e tyre, talentin e tyre e kanë përfituar fqinjët. Ndaj, ata (shqiptarët) duhet të fillojnë një epokë të re sot, të jetojnë dhe të punojnë për veten e tyre, për shqipen e tyre.

KUVENDI ALBANOLOGJIK, NJË OGUR I MIRË PËR SHQIPËRINË

KUVENDI ALBANOLOGJIK, ATY KU MUND TË GËRVISHEN E THUHEN TË PATHËNA

 

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Fotografia e Alb-Spirit.com

Please follow and like us: