Albspirit

Media/News/Publishing

KUVENDI ALBANOLOGJIK, ATY KU MUND TË GËRVISHEN E THUHEN TË PATHËNA

 

Prof. Ing. Sazan GURI

Hapi i parë i Kuvendit do të jetë sjellja në vëmendje të vlerave, fakteve e artefakteve historike, gjuhësore e etnokulturore, si pasuri e asete kombëtare. Kuvendi nuk konkurron, as anatemon punën e mëparëshme të Institucioneve Publike ose grupeve apo individëve akademikë, përkundrazi vlerëson, ndihmon dhe shtron kërkesa të reja për ta e për vete për sjelljen e fakteve dhe argumentave në përplotësim të vlerave dhe të atyre që quhen visare të shqiptarëve.

Dikur historinë e bënim dhe të tjerët na e shkruanin. Dikur vepronim shumë dhe shprehnim pak, ndonjëherë aspak. Dikur shkruhesh si e donte i forti, shpesh ai i jashtëm apo të brendshëm. Dikur bënim diç e na vlerësonin për hiç. Pra, së bashku, historianë dhe studiusë, shkencëtarë e parashkencëtarë, profesionistë e amatorë, pse jo dhe pasionantë, të themi atë që nuk është thënë, të zbulojmë atë që është varrosur, të gërvishim atë që është pluhurosur, të themi acik atë që na është thënë ndryshe, të sjellim  fakte të reja  që i sjell vetë koha.

Si rrjedhojë, Kuvendi gatit, përgatit, zbulon, vë në dukje ato gjëra që qëllimisht janë lënë në hije, ato gjëra që edhe pak i mbulon pluhuri i hekurt, ato gjëra që i lexon kushdo, mjafton të duash vendin mjafton të mbështetesh në rrënjët e tua. Mos harrojmë, se jo të gjithë Rilindasit, si të vëndit dhe të Europës ishin profesorë apo filololog, historianë e arkeologë, por për ta ishte dashuria për vendin dhe mbështetja te rrënjët që mundën të zgjonbin popullin. Edhe albanologët e huaj, jo me doemos i përkasin fushës së gjuhës, histoprisë dhe etnokultures, por kanë lënë gjurmë të mëdha për vlerat e gjuhës, historisë dhe etnokulturës shqiptare.

Te parët që kanë studiuar dhe që çelën dyert e albanologjise ishin arbëreshët, duke filluar me Gjergj Xhamisis, rilindasi i parë i Italisë dhe Europës, që më pas vazhdon Papa Kelmendi i 11 (v.1703) që shpërndan me dhjetra klerik në gadishullin Ilirik, për të mbledhur fakte e të dhëna për historinë, gjuhën dhe etnokulturen shqiptare. Më pas vazhdon i madhi Nikoll Keta (1766) që zbuloi dhe propagandoi pikërisht vlerat e shqipëtareve, duke çelur dyert e albanologjisë për pjesën europiane e më gjëre. Po ç’bënë rilindasit Shqipëtare në shek XIX? U morën aktivisht për të shfletuar historinë për origjinën e pellazgëve, ku filliisht u përfshine klerikët derisa Jeronim De Rada e ngriti deri në organizimin  e dy kongreseve ndërkombëtare për origjinën dhe rrënjet e shqipes, duke botuar edhe pesë libra mbi këtë çeshtje.

Pyetja tjetër shtrohet, përse në shek XVIII-XX, elita Shqipëtare i dha rëndesi origjinës së shqipëtareve dhe më shumë gjuhës së tryre, hapsirës territoriale autoktone në një kohë që europa dhe shtetet e sapoformuara ballkanike kishin pushtuar dhe kërkonin të pushtonin terrirtoret shqipëtareve? Sepse, të gjitha veprat e paligjshme të pushtuesëve ekspansionistë në kurriz të këtij populli kishin nevoje për propogandë që mbështeteshin në interes të programeve. Ky është ligj që kurre nuk hiqet nga politika. Dhe në këto kushte doli nevoja për ta shkruajtur historinë edhe njëherë, që qëllimi të justifikonte mjetin ose e kundërta. Por, kush do ta shkruante historinë e shqipëtarëve? A është kjo një fushë që u takon vetëm figurave me titull apo duhet të shkruhet edhe nga njerëz, që mjafton të kenë një arsim te plotësuar, por që ndjekin metoda shkencore.

Këtë shoqatë e kemi krijuar pikërisht që historia të pasurohet me prurjet e  grupit akademik  dhe pasionantët apo autididaktët, ku institucionet europiane e kanë pranuar vlerën e prurjeve të institucioneve autidadakte, psh: Arif Mateë (arkitekt), Arsim Spahiu, Aristill Kola (jurist), Niko Stillo (arkitekt), Petro Zhej (fizikant), Eduart Shnejder, George Von Hanz, Reinhard, konsuj ushtarake, etj.

Ndaj, ky Kuvend do të shërbejë si porta, ku do të hyjnë punimet e gjithësecilit. Portali jonë është shkolla për historine dhe të gjitha shkencat që lidhen me albanologjine. E gjithë puna jonë do të jetë një punë bashkëpunimi që ndoshta nuk është në nivelin e duhur institucioneve publike.

 

 

Please follow and like us: