Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali i akademisë suedeze, Nobelin për letërsi e merr shkrimtari mediokër dhe përkrahësi i Milosheviçit

Çerçiz Loloçi

Dy fjalë për autorin

  1. Redaktor përgjegjës i revistës dygjuhëshe (shqip-frëngjisht), “Monumentet”, botim i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
  2. Autor i dhjetra skicave, tregimeve, novelave, monografi, dosje letrare, një skenar filmi dhe një roman.
  3. Autor i një komedie “Mikomania”, vënë në skenë me trupën e Universitetit Bujqësor, Tiranë.
  4. “Tregime”, përmbledhje me tregime, botimet Naim Frashëri.
  5. “Adoleshentët”, përmbledhje me tregime, botimet Naim Frashëri.
  6. “Planet virgjerie”, roman me subjekt nga lufta italo-greke, 1940, botimet Marin Barleti.
  7. “Holokaust, dosje pa koment për krimet e Miloshevicit”, botimet Lumo Skëndo, bashkëautor.
  8. “Zalldardha”, monografi, botimet Lumo Skëndo, bashkëautor.
  9. “Hiret e prostitutave”, tregime dhe një novelë, botimet Enter.
  10. Redaktor i librave “Një dosje për Kadarenë”, “Albanistan” të Andrea Stefanit, “Vilsoni dhe Genci” të Sadik Bejkos me parathënie të Ismail Kadaresë.
  11. Shkrime publicistike, ese, vështrime kritike, recensione, tregime, novela…botuar edhe jashtë shtetit.
  12. Tregimi i parë “Një tufëz me lule”, 1981, botuar në gazetën letrare ‘Drita’ në Shqipëri dhe ‘Rilindja’ në Kosovë ka qenë njëheri edhe fitues i cmimit të parë të Republikës.

 

 

Filllimtetori i çdo viti shoqërohet gjithmonë me një lloj ankthi për një ngjarje ndërkombëtare në botën e magjishme të librit. Ky i sivjetmi ishte edhe më i veçantë pas skandalit seksual dy vjetëve më parë që solli tronditjen e akademisë suedeze, vendimin e saj për të mos dhënë Nobelin për letërsi në 2018 dhe dhënien e dy çmimeve të tilla një vit më pas.

Falë interesimit të përbotshëm, ceremoninë e njoftimit të fituesve mund ta ndjekësh drejtpërdrejt nga mijëra media, por edhe nga rrjetet sociale që janë profilizuar edhe si agjenci lajmesh. Kështu ndodhi edhe ditën e sotme dhe pikërish në 11.00 (me orën suedeze dhe në 13.00 me orën shqiptare) ku u njoftuan fituesit: novelistja dhe aktivistja politike polake Olga Tokarczuk dhe shkrimtari kontravers austriak me origjinë sllovene nga nëna, Peter Handke.

Në mediat më të mëdha ndërkombëtare thuhej se ishte selektuar një listë me pesë autorë dhe konkretisht shkrimtarja polake Olga Tokarczuk, shkrimtari kenian Ngugi Wa Thiong’o, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, shkrimtarja amerikane Joyce Carol Oates dhe shkrimtari japonez Harukii Murakami, ndërsa në listën e gjatë ndodhej gjithashtu edhe austriako-slloveni Peter Handke. Në vlerësimin e tij nga akademia thuhej: Çmimi Nobel në Letërsinë 2019 iu dha Peter Handke “për një punë me ndikim që me zgjuarsi gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore”.

Natyrisht se kjo është një zgjedhje e akademisë, por është një fyerje për civilizimin botëror, për vlerat thelbësore perëndimore dhe jo vetëm që një prej fituesve të letërsisë të jetë njëherësh përkrahës i regjimit genocidial të Millosheviçit, jo thjesht me praninë dhe fjalimin e tij në gjuhën serbe në vitin 2006 në ceremonialin e varrimit të diktatorit të dënuar në shkallë planetare, por edhe me një varg tekstesh pro tij dhe kundër bombardimeve të NATO-s në Beograd. Madje shqetësimi shkon jo aq për përkatësinë e tij politike, por sidomos për mishërimin në veprat e veta të filozofisë shovene të lidershipit serb të asaj kohe.

Pikërisht këtë shqetësim ka shprehur kohë më parë një organ mjaft serioz si BalkanInsaght[1], gjatë zhvillimit të festivalit të filmit të Sarajevës, ku komuniteti i artistëve ishte indinjuar për praninë në këtë eveniment të Peter Handkes dhe Emir Kusturicës, si përkrahës pa rezerva të regjimit diktatorial të Millosheviçit. Për ndjenjat e tij projugasllave dhe proMilosheviç e ka pyetur edhe gazeta e njohur New York Times[2], ku autori thotë ndër të tjera:

NYT: Si një nga romancierët dhe dramaturgët më të nderuar në Evropë, si keni arritur të krijoni një zemërim të tillë dhe të zemëroni kaq shumë nga lexuesit tuaj të devotshëm?

Handke: Unë mendoj se ndodhi sepse mora pjesë në varrosjen e Sllobodan Millosheviçit në qytetin e tij të lindjes, Pozarevac, në Serbi.

NYT: Po, ju folët në funeralin e tij në Mars. Pse do të merrni pjesë në funeralin e një njeriu që vdiq, ndërsa ishte në gjyq për krime lufte?

Handke: Unë mendoj se ai ishte një njeri mjaft tragjik. Jo një hero, por një qenie njerëzore tragjike. Por unë jam shkrimtar dhe jo gjykatës. Unë jam një dashnor i Jugosllavisë – jo aq shumë i Serbisë, por i Jugosllavisë – dhe kam dashur të shoqëroj rënien e vendit tim të preferuar në Evropë dhe kjo është një nga arsyet për të qenë në funeral.

NYT: Pse je zhvendosur kaq shumë nga ish-Jugosllavia?

Handke: Unë jam austriak, por nëna ime ishte sllovene. Vëllai i saj u bë partizan i Jugosllavisë midis dy luftërave botërore, dhe kur Hitleri aneksoi Austrinë – xhaxhai im ishte austriak – u detyrua të hynte në ushtrinë naziste. Ai vdiq në Rusi shumë kohë më parë. Ky ishte edhe fillimi i proës sime, tregimet që nëna ime rrëfeu për vëllain e saj të vdekur. Filloi shumë herët për mua kur isha fëmijë.

Po në këtë intervistë mësojmë se afëria e tij me Millosheviçin, kur dënohej nga gjithë bota perëndimore, ka detyruar Francën të anulojë shfaqjen e një komedie të planifikuar ‘Voyage to the Sonorous Land, or the Art of Asking”,  ka shqetësuar Gjermaninë të mos i akordojë çmimin “Henrik Hajne” në vlerën e 63 mijë dollarëve si dhe Austrinë e cila po përgatit proceduart për heqjen e nënshtetësisë.

Jo më pak kritik ka qenë edhe media britanike ‘The Guardian’[3] fill pas dhënies së çmimit për slloveno-austriakun. Në këtë shkrim, ndërsa vlerësohet autorja polake, mjaft e njohur në lindje po edhe në botën britanike si fituese edhe e “Man Booker…”, ajo citon ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun që kundërshton ashpër çmimin për Peter Handke dhe e quan vendimin “skandaloz … një vendim prekës dhe i turpshëm”. Gazeta britanike shton se dramaturgu dhe romancieri austriak, i cili ka origjinë sllovene në anën e nënës, foli në funeralin e vitit 2006 të kriminelit të luftës serbe Sllobodan Millosheviç, duke deklaruar “Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Unë dëgjoj. Unë ndiej. Më kujtohet. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, pranë Sllobodan Milosheviçit”.

Fitimi i tij me çmimin ndërkombëtar ‘Henrik Ibsen’ i vitit 2014 u prit me protesta masive në Oslo, sidomos nga përfaqësues të komunitetit shqiptar të Kosovës dhe atij boshnjak, ku janë kryer edhe krimet më monstruoze ndasj popullsisë së pafajshme.

Gazeta thotë se autori ka dalë hapur kundër dhënies së Nobelit të letërsisë kur është shprehur në gazetën austriake ‘Die Presse’ se ajo e kanonizon letërsinë. Sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze Mats Malm tha që të dy laureatët ishin informuar për fitoren e tyre. Handke ishte në shtëpi dhe Tokarczuk ndodhej në një turne leximi në Gjermani dhe duhej të tërhiqte makinën e saj në anë të rrugës kur ajo mori telefonatën.

Justifikimi i Akademisë se kanë qenë në dijeni për qëndrimet progenocidiste të autorit, e bëjnë përgjegjëse atë për vlerësimin e pamerituar dhe është një fyerje për krimet që u bënë nga Millosheviçi në të gjitha republikat e ish-Jugosllavisë, por sidomos në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Duke cituar reagimin e drejtë që ka bërë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, heqja e këtij çmimi që përdhos vlerat e civilizimit do të ishte edhe ndjesa më e mirë.

——————————

Reagimi i Jonida Godoles

Vleresimi i Peter Handkes me çmimin Nobel te letersise me gjeti ne Gjermani dhe deri tani nuk pata mundesi te lexoja reagimet ne Shqiperi e Kosove.

 Me habit diçka:

Si ka mundesi qe politikane, artiste, personalitete nga shoqeria civile kritikojne me te drejte simpatine dhe angazhimin e shkrimtarit Handke me regjimin gjakatar te Milosevicit duke kerkuar indirekt anullim te Nobelit… dhe nga ana tjeter, shkelqejne me heshtjen e tyre para mbrojtjes qe politikane, shkrimtare dhe historiane shqiptare i bejne ende regjimit komunist te Hoxhes dhe klikes se tij duke mohuar krimet e tij?

Natyrisht eshte me e lehte te kritikosh Slobon e Serbise sesa Enverin e shtepise, keshtu fitojme edhe ca pike patrotike ne Kosove. Por duhet te bejme punet e shtepise tone njehere para se te bejme te botes. Perndryshe reagimet per Handken jane vetem servilizem, patetizem dhe ne rastin me te keq: plagjarizem, me info nga wikipedia dhe google per nje shkrimtar qe ne Shqiperi as nuk i njihet vepra letrare dhe as kontributi si perkrahes i nacionalizmit vrastar serb…

Mbi Peter Handken, si nje nder njoheset e paketa te vepres se tij ne origjinal, dhe mbytjen e tij ne narrativen nacionaliste serbe do te shkruaj me gjate pasi te kem mbaruar se lexuari esene e tij “Eine winterliche Reise zu den Flüssen Donau, Save, Morawa und Drina oder Gerechtigkeit für Serbien” (Nje udhetim dimeror te lumenjte e Danubit, Saves, Moraves dhe Drinit ose Drejtesi per Serbine).

Botuar ne 1996 kjo “deklarate dashurie” per Serbine agresore do te shenonte fillimin e kontributit te individit dhe shkrimtarit Handke ne retushimin e historise se Ballkanit ne favor te Serbise…

https://www.washingtonpost.com/opinions/2019/10/18/why-was-nobel-prize-awarded-man-who-celebrated-war-criminal/?fbclid=IwAR3hCGL-Ny41MQujdhzfsbGfxRKzo-RROCojpQJGEm2rM12rx_NE-hfQ-mU

A Kosovo Albanian man holds a placard featuring an image of Peter Handke, one of two winners of the 2019 Nobel Prize in literature, outside the Swedish Embassy during a protest in Pristina, Kosovo, on Oct. 17. (Armend Nimani/AFP via Getty Images)

[1] https://balkaninsight.com/2011/07/28/film-director-comments-on-milosevic-sympathiser/

[2] https://www.nytimes.com/2006/07/02/magazine/02ëëln_q4.html

[3] https://www.theguardian.com/books/2019/oct/10/nobel-prizes-in-literature-olga-tokarczuk-peter-handke-2019-2018

https://www.bbc.com/news/world-europe-50008701

 

https://www.thenation.com/article/johannes-anyuru-peter-handke/

20 prill 1999/Shënimet e Kadaresë për Peter Handke në ditarin e tij për Kosovën ‘Ra ky mort e u pamë’

 

 

 

Pa koment/2014. Protesta masive në Oslo kundër shkrimtarit pro Millosheviçit, Peter Handke

Le Monde: Indinjatë në Bosnjë dhe Kosovë pasi Peter Handke fiton Çmimin Nobel për Letërsi

Selman Rushdie: Nobeli për Handke, ofendim për viktimat e Millosheviçit

Blerim Latifi: Çmimi Nobel për Handken, fundi i lidhjes humaniste mes artit dhe etikës

Washington Post citon historianin britanik: Handke, një mbrojtës famëkeq i regjimit vrastar të Millosheviqit

Statement: Deep Regret Over the Choice of Peter Handke for the 2019 Nobel Prize in Literature

Reagimi i George Orwell ndaj dhënies së Çmimit Bollingen për poetin profashist, Ezra Pound

Emil Asdurian: Mendësia Tabu e Fisit

 

 

Please follow and like us: