Albspirit

Media/News/Publishing

Besnik VELAJ: Maiklent Kreshpa jeton me të ardhmen!

 

Ai është një djal i ri me trup të bëshëm, i pashëm, me sy të zi, serioz, i pjekur në mendime, me fjalë të ëmbël në bisedë, i mënçur. Vetitë e mira nuk i ka përdorur si privilegj asnjëherë për vetëkënaqësi në jetë dhe nuk ka kërkuar përkrahje nga askush. Ai këtë e ka quajtur si një detyrë karshi ecjes në jetë, për të nderuar vehten, familjen, Atdheun. Kushdo do ta kishte bërë në situatën e ekonomisë së tregut, ku jetojmë sot në Vlorë!

Në luftë për të jetuar ai udhëhiqet nga setenca:-Duhet menduar, punuar, jetuar me kulturë, mençuri në vendin tënd dhe jo të të robërojë emogracioni!

Këto cilësi patriotike i ka trashëguar nga familja si traditë nga gjyshi dhe aktualitet nga babai, nëna e më tej. Të parët e tij janë marr me biznese, kryesisht me fabrika të vajit të ullirit që në vitin 1920 në lagjen “Topana” të qytetit të Vlorës. I pari i familjes së Kreshpajve, veç kryerjes së shërbimeve atdhetare, si traditë ushtronte dhe biznesin me vajin e ullirit, nga tregtia me të nxirrte të ardhura të mira për t’u pasuruar. Veç patriotit Faik Kreshpa është shquar dhe nipi i tij Skënder Kreshpa, i cili ia trashëgoi këtë ndjenjë fisnike nipit të tij Maiklend Kreshpës. Stafetën e përcjell me dashuri si më lartë, ai e zbukuroi më shumë duke punuar, lexuar në librat e shkollës, dëgjuar nga bisedat brenda familjes, gojëdhanat, deri sa përfundoi studimet e larta në Universitetin “Ismail Qemali” për ekonomist.

Maiklent Kreshpa është mbi 34 vjeç. Ai është mobilizuar për të punuar, jetuar dhe fituar në Atdheun e tij dhe kryesisht në Vlorë, ku kanë jetuar të parët e tij. Ishte më i ri akoma kur filloi biznesin e parë. Por u ngrit për të punuar, për të kryer një detyrë që të punojë fortë dhe jo për t’i shërbyer kapitalit të huaj, vehtes në vendin e tij. Ndihma e parë iu dha nga prindërit, duke hapur një biznes me kozmetik-kinkalerie. I shërbenin blerësit me kulturë, korrektësi, buzëqeshur, deri sa klientela u rrit shumë. Pra do të ishte absurde të mendoje se ata ‘klientë’, që kursenin me sakrifica të ardhurat e tyre për të blerë tek dyqani Kreshpa mos të kënaqeshin deri tek fjala e ëmbël dhe çmimet e arsyeshme. Do të ishte një fyrje e madhe për të si tregtar. Të kujdesesh për një qytetar që hynë në derën tënde të dyqanit është një respekt reciprok. Atyre tregëtarëve që u ka  munguar kujdesi për t’u sjellur mirë me klientët kanë falimentuar.

Nga puna e madhe erdhën dhe fitimet e mira. Familja Kreshpa hapi dy dyqane me këtë biznes. Tregëtar të madh të bën përkushtimi, harxhimi i energjive të mëdha mendore dhe fizike me punë të ndershme dhe jo si dikur “partia e madhe e veteranit”?!

Ata në këto 30 vjet nuk janë bërë vasalë të interesave të ndryshme tregtare, por kanë parë pasurimin e vehtes mbi interesat e partive, politikanëve, që janë si pikat e shiut. Maiklenti ka njohur vehten, do të thot se i njeh aftësitë e veta dhe e di se çfarë e kënaq blerësin. Duhet të jesh në gjendje dhe i vetëdijshëm për aftësitë e tjetrit dhe t’i dallosh sinjalet që të lëshon, se çfarë malli e kënaq blerësin. Ata janë të bashkuar si familje me biznesin, janë në harmoni me fitimet. Nga tregëtia me shumicë e pakicë arritën të blejnë një truall nga familja Mezinaj, muarën inisiativën dhe ngritën një fabrikë vaji në Pusin e Mezinit.

Fabrika ka teknologji të nivelit të kërkesave të kohës. Përpunon deri në 9 kuintal ulli na 8 orë punë. Prodhimin për përpunim e sigurojnë nga kurora e ullinjve të Vlorë-Himarës. Cilësia e vajit është nga përpunimi i ullirit kaniniot. Është arritur të përpunohet maksimalisht  3000 kuintal në sezon.

Maiklent Kreshpa sjell lëvizjet e tij në jetën e vet. Lëvizja përbën balancë të çmuar në jetën e përditshme që shpesh është e mbushur me suksese, vrull. M.gj.s ai lëviz me dobi. Gjatë lëvizjes ai mëson gjëra të reja për nga eksplorimi për të nxjerr biznesin nga rutina e përditshme. Aktualisht sipas kontekstit të mësipërm, ai me fitimet sezonale blen ullitë e vet dhe prodhon vajin e vet duke shtuar fitimet në Vlorë-Himarë. Jo vetëm përpunon për interesin e klientit të vetë ullinjte e tyre, por blen lëndën e parë të ullirit nga gjeografia e kurorës Vlorë-Himarë deri në 20 tonë në sezon.

Duke qënë i gatshëm për të lëvizur e për të fituar më shumë ka mësuar dhe të tjera të reja nga na profesionale. Nga mësimi ka vënë në lëvizje biznesin në shtigje të reja. Vajin e prodhuar nga ulliri që blen nga të tretët dhe vajin e blerë nga klientët e eksporton në Arabin Saudite me emrin “Kreshpa-Oil”. Vaji është i cilësisë së mirë, shumë konkurues, ka fituar çmimet më të mira. Duke qenë ekonomist Z. Kreshpa e menaxhon mirë biznesin e tij. Ai ka dhe 6 vetë të punësuar, të cilët i paguan mirë duke përfshirë dhe sigurimet shoqërore. Vaji i ullirit që tregëton firma Kreshpa është i cilësise së mirë, ka vlera të mëdha ushqyese e kuruese dhe është i amballazhuar mirë. Në mbarimin e bisedës, fjalët e fundit të Z. Maiklend Kreshpës, fal kualifikimit profesional, mbështetjes nga tradita- aktualiteti i familjes 300-vjeçare qytetare, ka ditur të lerë pas vogëlsitë, ndonjë zbratësi të kohës dhe sot –po sot jeton me të ardhmen!

Please follow and like us: