Albspirit

Media/News/Publishing

 Besnik VELAJ: Një bisedë e trishtë në anë të detit dhe Vangjel Hondro

Besnik Velaj

 

Rinia sportdashëse vlonjate nuk e ka parë kohën t’u iki kot, nuk janë trembur, por janë ledhatuar nga valët lozonjare të Gjirit të Vlorës, klima detare, malore, bora e bardhë e maleve (klima mesdhetare), në radhë të parë është puna këmbëngulëse  e tyre, ajo që ka përcaktuar arritjet, arritjet e mëdha janë dhe dhe produkt i faktorëve që cituam më lartë. Por në Vlorë kanë humbur sportet si noti, kanotazhi, shumëgarshi detar, Wind Serfi, Kait Serfi. Për të ardhur keq, ato sporte të bukura rinia i ka aktivitete të lidhura me ujrat e Gjirit të Vlorës. Sot-po sot, sporti i lojrave me dorë si volejbolli, basketbolli, futbolli, pinpong,sportet e ujit si Vaterpolo e kanë humbur bukurinë, profesializmin, përmbatjen popullore, luhen me anë të llotove, luhen kundra vetvehtes. A nuk është ky shkatërrimi më i madh nga rangu si qark i Vlorës dhe kombëtar. S’ka trofe, s’investon njeri-as shteti, idividi për ekipet zinxhir të fëmijëve deri në lartësitë më të mëdha të sporteve profesioniste. Prishëm dhe qitjen, peshëngritjen, atletikën, që dikur luheshin dhe në shkolla, orë mësimi. U zëvendësuan me tendera mashtrues, gënjeshtra.

Ndërsa ne, një grup sportdashës si Servet Aliko, Vangjel Velo, Ëngjëll Taifur Shehu bënim këtë bisedë të trishtë në anë të detit, tani kur pranverën e kemi dhuratë në Vlorë (por dhe dimrin e kemi pranverë), shohim dhe sportistë seriozë, punëtorë që vazhdojnë stërvitjën. Ata duan të flitet, shumëfishojnë forcat, alarmohen kur një ditë u kalon pa stërvitje për sportin që aplikojnë dhe ushtrojnë. Horizonteve të kaltrta të Gjirit të Vlorës, çdo ditë stërvitet Vangjel Hondro në sportin Wind Serf dhe Kait Serf. Ai është larg njerëzve dallkaukë e të korruptuarve. Motoja e tij është: “Kur stërvitet pas logjikës shkencore të personave që kanë arritur rezultate dhe ti përparon”!

Sportin Wind Serf dhe Kait Serf e kanë aplikuar për herë të parë në Vlorë, i vëllai i tij, notari Jani Hondro, Vladimir Toçi, Ilir Mati, Ilirian Kreshpa, Durim Gorishti e Shkëlqim Mema. Ky bashkim erdhi në fillim duke vëzhguar televizionet e huaja, literaturën. Bazën materiale e siguruan dhe e ndërtuan vetë. Tavolinat e sërfit apo pllakat i bënë prej druri, velat me thasë azbesti nga ish fabrika e çimentos në 1983. Kjo ishte një inisiativë private në kohë të socializmit. Janë organizuar gara në distance brenda Gjirit të Vlorës. Admirues, spektatorë ishin plazhistët. Pas vitit 1990 baza materiale u modernizua sipas katalogëve francezë, u ble nga importi (ishte më profesioniste) nga Austria, Greqia, Italia. Ky është një perceptim i drejtë i Vangjel Hondros, është një vazhdimësi brezash, themeluesit janë moshuar, kanë emigruar në vende të tjera. Ne e shikojmë që ai kontakton çdo ditë me detin, fiton admirimin e popullit sportdashës vlonjat. M.q.s ky sport është 40 vjeçar në Vlorë, bashkëkohor, shumë popullor në vendet europiane, në Vlorë duhet të gjej shtrirje…por nuk ka interes nga drejtuesit e sporteve të ujit. Ata duhet të ndihmojnë që ky sport të propogandohet në shkollat e ciklit të ulët, shkolla të mesme, universitete që ka Vlora si qark, duke gërshetuar dhe me financat publike dhe bizneset private. Nuk duhet të udhëhiqemi vetëm nga humanizmi për të ndihmuar sportet, duhet të ketë garë dhe konkurencë për të investuar. Përpjekjet e Vangjel Hondros janë individuale, por të përhapen, përkrahen në radhë të parë, duhet ndihma e bashkisë, kryetarit, të jepen donacione dhe të bëhen sponsorizime. Sportet në Vlorë bëhen me punë këmbëngulëse, pa ikur energjitë intelektuale e matriale në drejtim të paditur, pa vjedhur taksat, fondet. Shembuj si i Vangjel Hondros ka në Vlorë, por duhet zbuluar, ndihmuar, të gumëzhijë pjesëmarja e rinisë në të gjitha llojet e sporteve në demokraci!

Please follow and like us: