Albspirit

Media/News/Publishing

Bardhyl Berberi: Politika, media dhe koha hamletiane për shqiptarët

Zotërinj qeveritarë, ka ardhur koha që ju të na tregoni produktin tuaj 30-vjeçar në këtë të ashtuquajtur demokraçi… Sa i interesuar është populli për produktin tuaj në këtë prag zgjedhjesh të përgjithshme parlamentare? Keni strategji, apo veproni në mënyrë spontane, të dali ku të dali vetëm paret të na shtohen? Kacafytuni sa të mundni me njëri-tjetrin nëpër ekrane. Sytë nxirrjani njeri-tjetrit. Askujt nuk i intereson. Ajo çka intereson është të na tregoni rrugën e ndryshimit, nxirrni në ekran njerëz të talentuar, jo mostra që i hedhin zjarrit benzinë, ligjërojnë nëpër ekrane personazhe që i kanë duar pis me vjedhje galopante nga djersa e popullit…

Faktin dëshpërues nuk e justifikon dot asnjë qasje, asnjë justifikim sado inteligjent, asnjë arsyetim sado diplomatik. Dëshpërimi është përhapur si një mjegull, si një lutje pa adresë. Ku një takëm i popullsisë jeton në vila, apartamente të mëdha, përdor makina të fuqishme, karburant të shtrenjtë, bën biznes, vishet e ngjishet me rroba firmato…

Në këto ditët e fundit të vjeshtës një diell tipik mesdhetar është shtrirë në fshatin turistik të Tushemishtit. Makina luksoze, njëra më e bukur se tjetra parkohen para hoteleve të shtrenjta buzë liqenit apo drejt vilave personale që kanë ngritur bosat mes ujrave të nëndheshme që ju kalon uji nëpër korridor. Nga veturat dalin zengjinën e rinj të veshur firmato me qentë e racës që mbajnë zonjat. Ja vjen edhe makina tjetër e bosit, babait hajdut që të ka krijuar gjithë priviligjet e ekzagjeruara pa punuar djalit të tij që nuk ka punuar asnjë ditë të vetme, babai yt është bos firmash që merr tendera, babai yt është gjykatës apo prokuror dhe sapo liroi tre bashkëmoshatrët e tu që kishin bërë një vrasje. Paret me trasta për gjyqin dhe vrasjeve e trajton si grindje çiliminjsh  midis moshatarësh…

Televizionionet kanë programe pështirosëse të afta për të helmuar shijet dhe trutë e gjysmës së popullsisë. Telenovelat turke dhe personazhet e tyre na janë bërë si pjestarë të familjes. Por jo aq sa të shpallin listën e hajvanllëqeve të një televizioni.

Nuk është për t’u çuditur. Ka plot raste kur aftësia e spikatur individuale, në skuadër finalizohet me produkt qesharake.

Mediat synojnë përhapje, zgjerim, depërtim, kapilarizim, për t’u lexuar apo shikuar sa më larg, për t’u ndjekur nga sa më tepër, mundësisht nga të gjithë, edhe nga shqiptari i strukur në skutën më të humbur të katundit më të largët.

Mediat tona operojnë në një simetri të frikshme me këtë princip elementar. Funksionojnë në mënyrë konverguese, introversive. Gjithë kohës ngjishen, ngushtohen, kolapsohen me të vetmin qëllim tërheqjen e vëmendjes të sa më pak njerëzve. Është e trishtueshme që të dëgjosh këngën “Per ty Atdhe“ tek nje emision humoristik këtij televizioni kur një çupëlinë e këndon këngën me teks të ndryshuar në formën e parodisë, me hajna dhe gomarllëqe të tjera që ishin future në teksin e ndryshuar dhe kur në ditën e Flamurit. Ah ta dëgjonte këngën e tij i shkreti Mentor Xhemali në këtë farë feje

Media dhe televizionet tek duhet të jenë informim, edukim, zbavitje. Media, pavarësisht në është private apo që mbahet nga taksat e shqiptarëve ka kryemisionin e vet, t’i shërbejë në radhë te parë publikut. Media jonë është kryekrejt dizinformim, çedukim, lodhje, cfilitje, vjedhje. Ti paguan abonimin e dixhitalbit dhe ai të ndryshon programet, heqin kanalet, gjoja përkohësisht jashtë shërbimit, katër kanale avullojnë që njerzit i kanë ndjekur rregullisht dhe nxjerr një shirit ku shkruan “na falni, për ndërprerjen do të rifillojmë së shpejti, do të rregullojmë kur ka kaluar një muaj e gjysmë”!

Por ti ke marrë paratë o pronar karagjoz dhe ke dhënë listën e programeve dhe ndryshon rregullat e lojës në mes të ndeshjes. E pra kjo mund të ndodhi vetëm në Shqipëri. Dixhitalbi ka hequr tre kanalet tek fokusin, programet e serialeve turke ndërpresin në mes ndeshjet e kampionatit anglez… etj, etj.

Në një vend normal, politika bën politikë, media bën media. Në Shqipëri politika bën media, media bën politikë, njerëzit që s’kuptojnë se çfarë bën njëra e tjetra. Ky është produkti në këto prag zgjedhjesh. Jetojmë në një kohë hamletiane, që mendon të rrosh apo të mos rrosh, në një kohë pa kohë me Covid-19 nëpër këmbë që po bën kërdinë, të jesh apo të mos jesh, në një kohë kur i humburi kërkon të gjeturin, ndërkohë që i gjeturi nuk gjen dot të humburin… Njerëzit presin produktin e ri nga këto zgjedhje, atë që e ka emrin shpresë… Platoni ka thënë: “Mund të falim lehtë një fëmijë që ka frikë nga errësira, por tragjedia e jetës është kur të rriturit kanë frikë nga drita. Urrejtjes unë i besoj më shumë se dashurisë sepse nuk ka urrejtje false. Pjesa më e madhe e historive në jetë ushqehen nga vuajtjet. Të gjithë kemi nevojë për ndonjë humbje. Pak turp nga humbja nuk i bën dëm askujt kur produkti i ri na sjell shpresë për të ardhmen”.

 

 

 

 

Please follow and like us: