Albspirit

Media/News/Publishing

Albana Shala: LETRA DASHURIE

Mos qeshni me letrat e dashurisë,
që si letra cigaresh mbështjellin
veç lëndë djegëse
Mos qeshni me jetëshkurtrat,
një përdorimshet, të tejdukshmet
në dëshirë përvëluese,
mbledhëse fjalësh – shkarpa
për sy të etur e buzë të thara
karfica gërmash, në pragje ujëvarash
Mos qeshni nëse ju qëllon t’i lexoni
veç lërini t’ju turbullojnë si cigarja e parë
që fëmijët thithin fshehurazi nga paketa e mjeshtrit
Ah erëmirat, ushtarka
të ngarkuara me polen,
në qiellëz pikë pikë troket
ambrosi’ e dashurisë./albspirit.com
Please follow and like us: