Albspirit

Media/News/Publishing

Hillary Clinton shkruan romanin e parë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka shkruar romanin e saj të parë.

“State of terror”, i shkruar në partneritet me autoren kanadeze Louise Penny, do të publikohet më 12 tetor të këtij viti.

Clinton tha se romani eksploron një botë “të diplomacisë së rrezikshme dhe të tradhtisë”.

Ajo e cilësoi si “ëndërr të bërë realitet” bashkëpunimin me shkrimtaren Penny.

Ndërsa Penny tha se për të ka qenë “një përvojë e pabesueshme hyrja brenda Departamentit të Shtetit, brenda Shtëpisë së Bardhë dhe brenda mendjes së sekretares së Shtetit, derisa shpërthejnë kriza me rreziqe të mëdha”.

Hillary Clinton, e cila ka qenë edhe kandidate për president të SHBA-së, edhe Zonjë e Parë, është autore e disa punimeve jofiktive.

“What happened”, libri i saj i fundit i publikuar në vitin 2017, shpjegon përse ka dështuar të bëhet presidente.

Brenda një jave në SHBA janë shitur 300.000 kopje të këtij libri. (REL)

Please follow and like us: