Albspirit

Media/News/Publishing

Anissa Markarian: Nëna, motra, shoqe, nuk jeni vetëm! Denoncojini xhelatët tuaj!

Revoltën dhe hidhërimin për motrën e vrarë me shkelma e grushta nga bashkëshorti i vet, artistja meksikane Elina Chauvet vendosi t’i kthejë në një betejë për sensibilizimin e opinionit publik ndërkombëtar.
Ekspozita e parë në qiell të hapur e këpucëve të kuqe, “Zapatos Rojos”, u instalua në sheshin kryesor të qytetit të saj të lindjes, Ciudad Juarez, më 20 gusht 2009.
“Çdo palë këpucësh të kuqe përfaqëson një Hirushe që s’kthehet më”, thotë Elina.
Që nga ajo datë, ekspozitat shëtitëse të këpucëve të kuqe në hapësirat publike të mbarë botës janë një klithmë kundër diskriminimit dhe dhunës së përditshme ndaj grave.
Këpucë të modeleve, cilësive e madhësive të ndryshme sepse, pavarësisht kombësisë, moshës e nivelit ekonomik e kulturor, herët a vonë, të gjitha mund të ballafaqohemi me këtë problem.
Nëna, motra, shoqe, nuk jeni vetëm! Denoncojini xhelatët tuaj!
Please follow and like us: