Albspirit

Media/News/Publishing

Besnik Jakaj: Shqipëria vendi i parafundit në botë në procesin e vaksinimit

Sipas ‘Data Explorer’ që është burimi kryesor i informacionit për mediat botërore si New York Times, The Guardian, The Wall Street Journal, The Washington Post, i universiteteve më prestigjoze si ai i Harvard-it, Universiteti i Oxford-it, Universiteti i Cambridge-it si dhe shumë të tjerë, pra institucioni më i besueshëm për të dhënat e sëmundjeve, varfërisë, ndryshimeve klimaterike dhe në rastin konkret ka publikuar të dhënat mbi vaksinimin e popullsisë botërore, ku Shqipëria renditet në vend të parafundit, duke kaluar vetëm Afrikën. Ndërkohë Kryeministri, Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i Ekspertëve dalin e mburren si gjeli në majë të plehut, që po bëjnë të pamundurën për të vaksinuar popullatën. Kjo vërteton më së miri që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha drejtimet dhe është duke u tallur keq me jetët dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Është e turpshme që Shqipëria në qendër të Evropës të renditet në vend të parafundit në botë në procesin e vaksinimit duke kaluar vetëm një vend siç është Afrika.

Please follow and like us: