Albspirit

Media/News/Publishing

BE paralajmëron Tiranën zyrtare: Jo kriminelë në listat e kandidatëve për deputetë

Zëvendëspresidenti i Bashkimit Europian, Josep Borrell në konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, ka paralajmëruar partitë poltike në Shqipëri që të caktojnë në listat e kandidatëve për deputet njerëz me integritet.

Pas përfundimit të takimit të XI të Këshillit të Stabilizim Asociimit mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel,  Borrell tha se mesazhi i tij i shërben Shqipërisë për integrimin në BE.

“Përpara se të hyjmë në hollësi. Së pari Shqipëria është partner kyç për Bashkimin Europian. Ajo është 100% në përputhshëri me vendimet e BE për çështjet e sigurisë. Kjo na jep një sinjal të qartë për përkushtimin për anëtarësimin në BE, – tha ai. – Jeni shembull në Ballkan. Ne do vazhdojmë t’u qëndrojmë në krah në rrugëtimin drejt BE-së. Ne ju kemi dhënë dhe do vazhdojmë t’u japim mbështetje. Ne e përgëzuam Shqipërinë për këmbënguljen për të ecur përpara. Ne do të vazhdojmë të përgëzojmë Shqipërinë për rrugëtimin e saj drejt BE. Në kontekstin në të cilin jemi para zgjedhjeve, ne theksojmë nevojën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet. Sa u përket zgjedhjeve, ne kemi edhe një mesazh për partitë politike: integrimi europian duhet të jetë objektiv i të gjithëve”.

Sipas Borell, “polarizimi i skajshëm, nuk i shërben vendit, pasi pengon ecurinë dhe progresin e vendit. Ne presim të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kuadrit negociues”, tha ai.

Please follow and like us: