Albspirit

Media/News/Publishing

Pusho në paqe, profesor Vojo Dervishi!

Titullin e këtij lajmi të hidhur voal.ch e mori nga ngushëllimet për largimin e parakohshëm nga jeta të Vojo Dervishit, Profesorit të Edukimit Fizik të gjimnazit të kryeqytetit ‘Petro Nini Luarasi’.

Vojo Dervishi ishte sportist dhe trajner i peshëngritjes i klubit Studenti e Dinamo, drejtues i kompleksit te pare te pishinave ne Tirane, kryetar i federates se peshengritjes, por kryesorja ishte një njeri i shkëlqyer që me kontributin e tij ka edukuar dhjetra breza nxënësish.

Me pak fjalë emri i profesor Vojo Dervishit ishte një emër i nderuar nga të gjithë, nga ata emra që lënë gjurmë dhe nuk harrohen kurrë nga gjeneratat e nxënësave të Gjimnazit Petro Nini Luarasi!

U nda nga jeta Profesor Vojo, sikur e thërrisinin të gjithë nxënësit e gjimnazit Petro Nini Luarasit, gjenerata pas gjeneratash emër i nderuar dhe i respektuar.

Lajmin e dha familja, e shoqja Viviana Goroshiani, ish nxënëse e Petro Nini Luarasit, me të cilën Profesor Vojo ra në dashuri dhe të dy bashkë krijuan një familje të bukur, ku lindën Grejsi dhe Arbri.

Profesor Vojo Dervishi ishte simbol i edukatorit të palodhur të Edukimit Fizik me një komunikim të jashtëzakonshëm me nxënësit, që gëzonte respekt nga nxënësit, kolegët dhe qytetarët e Tiranës.

voal.ch i shpreh ngushëllimet familjes, kolegëve, miqve, sportdashësave, nxënësave të Petro Nini Luarasit!

Më poshtë po sjellim disa ngushëllime nga ish nxënësit e Petro Ninit nëpër gjenerata:

*R.I.P profesori legjendar Vojo Dervishi

*Do i kujtoj gjithmone keshillat e tua pasi ke qenë dhe do mbetesh frymzim i madh 🙏, njeri i madh. Dua te të mbaj mend gjithmonë si ne jeten foto. I buzqeshur dhe i bukur plot dritë.

*U PREHSH NË PAQE PROF. VOJO!
Lutjet e mia shkojnë për ty e familjen tënde!
Supermotivues gjatë kohës që stërvitesha tek Petro Nini!

*PERSE Nxitove te zbresesh kaq shpejte nga “Treni i Jetes” Profesor VOJO DERVISHI !!! Jooo nuk dua ta besoj se nuk do degjojme me zerin Tend VOJO, nuk do qeshim me humorin Tend, nuk do takohemi si dikur…Te donim dhe na doje aq shume…Ne ishim filiza te brishte por ti na dhe forcen…besimin…Na mesove si te behemi Qytetare te denje ne Shoqeri…Per ne nuk ishe vetem Profesori yne por ishe njekohesisht edhe nje Prind, Shok,Vella… Lamtumire Profesori Yne i Dashur VOJO DERVISHI. Zoti Bekofte Parajsen Tende!!!

*Shume nga ata qe njihnin sportin dhe edukimin fizik ne kryeqytet do te kujtojne me respekt njerin nga mesuesit me te mire te edukimit fizik ne shkollat e kryeqytetit , mesuesin e palodhur te gjimnazit Petro Nini qe kushdo e njihte te nderuarin profesorin VojoDervishi.

*Mijera nxenes, kolege dhe sportiste e kujtojne me respekt profesor Vojon ne punen e tij te palodhur si mesues i edukimit fizik ne shkolla apo drejtues ne aktivitetet masive sportive, si trajner i peshengritjes se klubeve Studenti e Dinamo apo si drejtues i kompleksit te pare te pishinave ne Tirane dhe si kryetar i federates se peshengritjes. Respekt per punen e tij ne vite ne sherbim te edukimit fizik e te sportit masiv e cilesor.

Gjimnazi ‘P. Nini Luarasi’: Mirënjohje dhe respekt për profesorin legjendë!

Mirënjohje mësuesit dhe sportistit Vojo Dervishit

Please follow and like us: