Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: QAN NJË GRUA

Pranë teje qan një grua në mbrëmje.
Ti vetmohesh, ndihesh fill e i vetëm në botë.
Bota e madhe me qytetet, me pyjet, shkretëtirat,
Ti vidhisur krejt tek kokrra-kokrra
Një grua thërrmohet në lotë.
Një grua, vetëm grua që qan.
Botën tërë e tëhollon, e shndrin në ca lotë
Qan heshtur, heshtur si më e heshtura: Nën gurë
po shtrydhen rrush te m’e bukura shportë?
Qan një grua… rrëzohen mure, pemë, fshihen njerëz, rrugë, shtëpi e qiej.
Nën një yrt të shkretë, nën një shi të kotë Ti dhe humbëtira
dhe një grua, bërë pelte, firuar nën lotë.
Rrëshekë gurësh të padukshëm,
rrrebesh pa shkak, i papritur…
Mospërfillës për një fytyrë drite…
Nën peshë të verbër qan një grua,
në mbrëmjen… me fytyrën nga lotët vesitur.
Tej durimit, tej vetëpërmbajtjes qan
një grua; shtrydhet paq, pik e kullon lotë. Grua a një formë gruaje krejt e palosur,
a një lulevile e shtypur në kopsht?/albspirit.com
Please follow and like us: