Albspirit

Media/News/Publishing

Itali/Irma Kurti, një nga poetet më të mira bashkëkohore

 

 

 

 

Një vlerësim i rëndësishëm për poeten dhe shkrimtaren shqiptare Irma Kurti në Itali: klasifikohet si një nga poetet më të mira bashkëkohore sipas enciklopedisë poetike WikiPoesia. Ky klasifikim mbështetet në vlerësimet me çmime të para të veprave poetike në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare që gëzojnë patronazhin e enciklopedisë poetike.

Në vitin 2020, Kurti u nderua me titullin “Akademike dhe Presidente Nderi” e kësaj enciklopedie, ndër më të konsultuarat në Itali dhe që përfaqëson rrjetin më të madh ndërlidhës.

Irma Kurti ka botuar njëzet e një libra në shqip si dhe katërmbëdhjetë në gjuhën italiane, nëntë prej të cilave me poezi. Ajo njihet gjithashtu si autore e teksteve të këngëve në festivale kombëtare apo veprimtari të tjera muzikore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë.

Poetja dhe shkrimtarja shqiptare Irma Kurti jeton në Bergamo të Italisë.

 

 

https://www.wikipoesia.it/wiki/Classifica_di_WikiPoesia_-_Ranking

 

 

 

 

 

Please follow and like us: