Albspirit

Media/News/Publishing

Veshja e Rita Orës, jehonë në mediat botërore

“Rita Ora festoi Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke postuar foto me veshje tradicionale me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë”.

Kështu shkruan e përditshmja britanike “DailyMail“ në një shkrim për artisten shqiptare me famë botërore. Por jo vetëm kjo gazetë, edhe media të tjera ndërkombëtare dhe portale kanë përcjellë urimin e Rita Orës në një ngjarje të madhe për shqiptarët.

Rita Ora ndau me fansat e saj në Instagram një set fotografish në veshje kombëtare, të cilën ajo i veshi për klipin e saj të fundit “Big”.

Veshja mbresëlënëse e Ritës përbëhej nga një fustan i zi me mëngë të gjata me qëndisje prej ari dhe një pëlhurë me rripa të palosur.

Interpretuesja e shumë hiteve kishte veshur një këmishë të bardhë me geta të përshtatshme së bashku me shall të kuq përmbi kokë.

Rita kishte veshur edhe çizme ngjyrë blu të errëta, me detaje nga leshi artificial, si edhe doreza të kuqe të ndezura.

Ajo pozonte së bashku me disa gra të tjera, po ashtu me veshje tradicionale.

Krahas fotografive, ajo ka shkruar në anglisht dhe në shqip:

Happy Independence Day Kosova! Urime 13 vjet pavaresi KOSOVA jone!

Please follow and like us: