Albspirit

Media/News/Publishing

Zamira Rubjeka: Kur sytë e mbyllur flasin, ekskluzive me piktoren Saranda Xhemajli

Zamira Rubjeka

 

Pse janë këto portrete femrash me sy mbyllur? Kjo pyetje lindi që në momentin e parë që pashë pikturat e Saranda Xhemajlit në rrjetet sociale. Ndalem disa çaste më gjatë me admirim dhe kureshtje për vajzën në portret. Për një moment i mbyll dhe unë sytë për të ndjerë të njëjtën sensacion. Imagjinoj në mendjen time këto portrete dhe patritur udhëtoj mbrapsht në kohë.

Piktorja nga Kosova Saranda Xhemajli

Ajo që të tërheq vëmendjen janë kostumet shumëngjyrëshe dhe stolitë prej ari dhe argjendi që të kujtojnë veshjet mesjetare me ndikime bizantine dhe orientale duke më berë të perjetojë këto kohëra antike dhe të lashta. Normalisht në portrete dua te shikoj sytë sepse të gjithë e dimë që syri është dritarja e shpirtit të njeriut ku mund të shikosh shumë gjëra, dhimbjen, pasionin, dashurinë, lumturinë dhe qetesinë shpirtërore të dikujt.

Por në këto portrete edhe pse sytë janë të mbyllur përmbajnë mesazhe dhe përçojnë emocione. Në moment më erdhën në mendje sakrificat e nënave dhe grave shqiptare. Këto nëna që pranojnë të humbin veten dhe lumturinë e tyre personale për lumturinë e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Mahnitem me forcën e tyre te brendshme, sa e thellë dhe misterioze ështe bota shpirtërore e gruas shqiptare. Përfytyroj Teutën, Donikën, Rozafën, Argjironë, Doruntinën, Shote Galicën, Urani Rumbo, Mother Teresa e shumë gra shqiptare duke perfshirë te gjitha nënat që kanë qenë dhe janë mishërim i dashurise dhe sakrificës.

Shpeshherë vetëm prania e tyre hyjnore dhe ekzotike është mëse mjaftueshme.

E frymëzuar nga këto piktura magjike, kontaktova Sarandën për mësuar më shumë për pasionin e saj në fushën e artit. Saranda po aq e bukur sa edhe emri i saj, paraqet talentin dhe punimet e saj elegante në disa rrjete sociale.

Ajo përqendrohet më shumë në portrete vajzash, fëmijesh dhe të heronjve apo figurave kombëtare. Saranda ka lindur dhe është rritur në Vitia të Kosovës. Ajo ka mbaruar shkollën e mesme për Matematikë dhe  Informatikë në vendlindjen e saj dhe me pas ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës për pikturë. Saranda është një vajze e bukur shqiptare, një artiste modeste me një botë te pasur shpirtërore që me talentin e saj na ka prekur me këto perla.

Saranda ndan me ne mendimet dhe opinionet e saj ndaj artit dhe mesazhe për artdashësit dhe gratë shqiptare.

Çfarë mendon ti, si arti juaj influencon dhe prek jetën e tjetrit?

Saranda XhemajliArti është jeta ime, arti im pasqyron botën që unë perceptoj dhe të gjitha gjërat që ndikojnë në mënyrën sesi jam. Pikturat e mia kanë kuptime personale, unë shprehem në mënyrë figurative, duke eksploruar imazhe, ngjyra, teknika dhe linja të ndryshme, prandaj pasqyrimi i botës reale përmes artit dhe përceptimi i tij nga njerëzit mendoj që ka ndikim të drejtëpërdrejtë edhe në jetën e secilit njeri, gjë që mendoj se ky është efekti i artit tim.

Kur e ke filluar artin, çfarë të inspiron?

Saranda XhemajliGjithmonë e kam dashur artin, por kur fillova studimet dhe gjatë studimeve u përqendrova gjithnjë e më shumë në art në përmbajtjen dhe mesazhin e tij, dhe kjo më bëri më të pasionuar në pikturën dhe artin në përgjithësiKur nuk pikturoj ndjehem më pak në kontakt me vetentime, prandaj pikturoj sepse kam nevojë edhe për vetentime. Nuk ka përvojë ose ngjarje frymëzuese që më shtyn të pikturoj, prandaj nevoja ime për ta bërë këtë, është ajo që më bën të pikturoj.

Çfarë keni pikturuar herën e parë?

Saranda Xhemajli: Gjithmonë me kanë tërhequr portretet dhe në të shumtën  e vizatimeve që kam bërë kanë qenë kryesishtë portrete të familjarëve të mi.

Çfare të tërheq më shumë të vendosësh në punimet e juaja?

Saranda XhemajliMë pelqen arti figurative, sidomos pjesa e portreteve; në pikturat e mia mbizotërojnë kryesisht femrat, heronj të ndryshëm dhe portrete të femijëve

Cilat janë qëllimet e karrierës tënde të pikturës?

Saranda XhemajliUnë mendoj se mënyra më e mirë e planifikimitpër të ardhmen, është të përfitosh sa më shumë nga e tashmja.

Keni ndonjë pasion tjetër?

Saranda XhemajliArti më përmbush mjaft dhe në të shumtën e kohës merrem me pikturën pra pikturoj, ndërsa pjesën tjetër të kohës e kaloj duke hulumtuar për  artin, duke parë art dhe duke shfletuar ndonje libër.

Çfarë mesazhi i përcjell publikut me vajzat me sy të mbyllura?

Saranda XhemajliIdeja për femren shqiptare ka filluar natyrshëm me foton time në veshje kombëtare, pastaj kam dashtë me zhvillu si koncept ku përmes tyre shfaqet arti, kultura, tradita dhe historia jonë e shqiptarëve. Pjesa e portretit me sy mbyllur ka fillu si përshkim i  gjendjes emocionale të femrës e cila edhe pse me sy mbyllur, ato flasin dhe përqojnë mesazhe dhe kështu përfaqësojnë fuqinë e tyre.

Çfarë mesazhi keni për vajzat dhe gratë shqiptare kudo në botë?

Saranda XhemajliTë gjitha femrat shqiptare kudo që janë, duhet të jenë vetëvetja dhe të bartin mesazhe pozitive për vetendhe kombin e tyre, të angazhohen për ngritje profesionaledhe për pavarësinë e tyre jetësore .

Jemi krenare për vajza si Saranda që me talentin dhe artin sjell origjinalitet, pozivitet dhe një frymëzim për të gjitha femrat shqiptare, sidomos për  gratë dhe vajzat shqiptare në Diasporë.

Suksese të mëtejshme Saranda dhe faleminderit që mban gjallë këto thesare kombëtare❤️.

KUR SYTË E MBYLLUR FLASIN

Please follow and like us: