Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Kajtazi: Albaniku i Mitrovicës


Qielli fsheh shumë yje
fshehu edhe një degë t’lisit
që dikur ishte trup i hollë
s’ia njoh gjethet, gjethet n’atë anë
t’skuqura nga turpi janë mbetën n’këtë anë!
Pranë këtij druri rri e s’lëkund
gjë s’me la pa thanë
kjo zanë mali që n’to ish kanë
nisi me ra një erë e rand
shkuli n’dysh lisin më rrajë era dhe nëma e saj!
Ky shpirt virilitet don më dal
si t’ia bëjë, po du më mbet edhe pa ketë rrajë
kjo tokë s’frymon më këtë dhimbje, o ju të gjallë
t’prerë nga shpirti dhe trupi, njashtu si ky lis
n’jug farefisin
n’veri kam fisin!/albspirit.com
Please follow and like us: