Albspirit

Media/News/Publishing

Flamur Hoxha: Miku i Vuqiçit në Kukës

Kryeministri në ikje zoti Rama, mik i Vuqiçit dhe armik i ëndrrës shqiptare, përpiqet edhe një herë të vejë në gjumë faktorin shqiptar si dhe atë ndërkombëtar lidhur me provokacionin e kryeministrit të Serbisë ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar. Saktësisht Rama tha në Kukës se provokimi në Beograd ishte një shaka e mikut të vet, ‘…ajo harta e leshit që nxorri dje ai shoku në Beograd duke lozur me kukulla në fb, ne jemi nji…’. Zoti Rama kërkon të zbeh moralin dhe integritetin e Kosovës, duke mohuar seriozitetin e situatës. Ai ende nuk ka dënuar krimet serbe në Kosovë që janë krime kundër njerzimit, ndoshta i quan edhe ato një shaka, ai ishte i gatshëm ti hynte me gërshërë hartës së Kosovës bashkë argatët e tjerë të Serbisë.
Rama tha gjithashtu se ‘Kukësi është një vend i përbashkët’, por nga ana tjetër ai po ngre mure dhe trarë mes të dyja pjesëve shqiptare, ndërsa Serbisë i afron minishëngenin. Shqiptarët nuk do të gënjehen me asnjë paketë vaksinash, të cilat kryeministri në ikje mundej ti realizonte pa bujë.
Më 25 Prill zgjedhësit e Shqipërisë do të bëjnë zgjidhjen e ngjashme të cilë e bëri Kosova më 14 shkurt.
Please follow and like us: