Albspirit

Media/News/Publishing

Kënga mirditore për Gjergj Kastriotin

Skulpturë e artistit Vasiliev Nini

 

NË MAL ZANA PO BËRTET

N’at mal Zana po bërtet,

Thotë: Ka mbetë Shqipnia shkret,

Kur ka vdekë ai Skanderbeg!

Sikur rrfeja për hava,

Skanderbegu në luftë ka ra,

Tuj luftue pa ia da,

Derisa shpirt nuk ka pasë ma.

Kur ka dalun shpirti i tij,

Të gjithë Shqipnisë i ka ra zi.

Kur ka dalun ai shpirt i bardhë,

Të gjithë Shqipnia ka marrë vajë,

Deri lisat majë malit,

Kjanë për të dhe gurt e zallit.

Vajto, Zanë, ti pa pushue,

Kjaj gjithmonë, moj kjosh bekue!

Please follow and like us: