Albspirit

Media/News/Publishing

Sabina Darova: “Katër i Radës- kujtime migrantësh”, ceremoni në Vlorë

Pas një jave, qyteti i Vlorës do përjetojë në kujtimet e tij, një  ga tragjeditë më të rënda të fillimeve të periudhës së tranzionit. Ngjarjen që kushtoi jetë njërëzish për një ëndërr të një jete ndryshe nga ajo e jetuara në vendin e tyre. Ende sot nuk ka përfunduar. Shqiptari tokën e premtuar  vazhdon ta shohë matanë detit. Format kanë ndryshuar, por thelbi mbetet po ai: permirësimi i kushteve ekonomike.

Në kujtim të kësaj dite u mendua një projekt i përbashkët italo-shqiptar.

“Katër i Radës – Kujtime migrantësh”, është një projekt i krijuar në kujtim të tragjedisë së përmbytjes së anijes shqiptare “Katër i Radës, e cila u përplas nga Marina Ushtarake italiane, me 28 mars 1997. Mbi  bordin e tij qëndronin rreth 120 shqiptarë, ku pjesa dërrmuese ishin gra dhe fëmijë, të drejtuar drejt Italisë. Në përpjekje për ta kundërshtuar zbritjen në bregdetin italian, përplasja shkaktoi fundosjen e anijes. Në këtë tragjedi humbën jetën 81 persona, u zhdukën pa ju gjetur gjurmë rreth 27 dhe mbijetuan 34 vetë.

Ky projekt, i ideuar nga Ermelinda Bircaj dhe Teatri Internacional i Istitutit Italia, lindi nga nevoja për t’i dhënë zë një kujtimi të harruar, që lidh në heshtje dy brigjet e detit, nga Vlora në Otranto.

Kjo iniciativë, në programin e saj të parë, dëshiron “ të përshkojë” këto kujtime, duke lidhur dy brigjet për t’ju  dhënë zë të dyjave bashkë, nëpërmjet bashkëpunimit të artistëve, shoqatave, muzikantëve shqiptarë dhe italianë. Një përshkim që lidh Vlorën me Otranto, vende të përfshira në ngjarjen tragjike të Katër i Radës, një ditë dëshmie dhe kujtese, për ta ripërsëritur për çdo vit me 28 Mars.

Pjesë e kësaj iniciative do të jenë një numër i lartë aktivitetesh: muzikantët Mauro Tre dhe Redi Hasa, aktorët Fabio Tolledi, Ermelinda Bircaj, Roberta Quarta, Simonetta Rotundo dhe Simone Giorgink. Poetet Zamira Agalliu, Lela Qejvani, Lola Meçe, pianisti Aulon Naci, Grupi polifonik i Vlorës “ Dhjetë Shqiponjat”, Teatri Zemrude, Besa Editore me Leonard Guaci dhe Ismete Selmanaj Leba.

Kujtime migrantësh lëviz nga muzika në poezi, nga vajtimi funeral tek rilindja, nëpërmjet këngës polifonike, nga përgatitja e kafesë tek përqafimi i dy brigjeve.

Drejtpërsëdrejti nga facebook dhe kanali youtube ITI Itali, nga ora 18:00 deri në 20:00, të djelën më 28 mars 2021.

Please follow and like us: