Albspirit

Media/News/Publishing

Kandidate e PD në Tiranë, Lediana Fratari: Me punë dhe besim tek Zoti, ne mund t’ia dalim!

Me punë dhe besim tek Zoti, ne mund t’ia dalim! Sot është festa e shenjtë e besimtarëve bektashinj, Sulltan Novruzi. Ishte emocionues fjalimi i kryegjyshit, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Historia e fesë është historia e vetë Shqipërisë dhe shqiptarëve. “Selia jonë e Shenjtë ju ka bërë ballë dallgëve të kohës. Kemi lënë pas krahëve një histori rrëqethëse. Me gjithë dëshirën tonë, sot nuk mund të bashkohemi, për shkak se pandemia na ka kufizuar çdo ditë e më shumë. Por kjo situatë nuk na ka penguar të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit” – tha Baba Mondi. U ndjeva e privilegjuar të isha sot mes besimtarëve bektashinj në kryegjyshatë. Por isha edhe më shumë e privilegjuar të isha krah tim eti, Hajredin Fratari, që është njëkohësisht edhe ndërtuesi i kryegjyshatës, një prej ndërtesave unike dhe më të mrekullueshme në vend. Gëzuar bashkëkombas të mi! Me punën tonë dhe me besimin tek Zoti, ne mund t’ia dalim të bëjmë më të mirën për veten dhe vendin tonë!

22 Mars 2021.

Please follow and like us: