Albspirit

Media/News/Publishing

Suksesi e ka emrin Flora Nika, nga biznesi në politikë

 

Hermes Nikaj

Flora Nika

 

Kjo është historia e Florës , vajzës me origjinë nga Puka e cila sot gëzon një nga agjencitë turistike më të suksesshme në kryeqytet. Flora na tregon sesi e hapi agjencinë e saj ‘’Flora Travel’’ nga hiçi për ta kthyer më pas në një punë të suksesshme dhe me fitime të mëdha për veten dhe familjen e saj. Si një vajzë e apasionuar pas udhëtimeve, ajo mendoi se një agjenci turistike do të ishte ndërthurja më e mirë mes dëshirës së saj dhe një punë fitimprurëse.  Sot ajo ka një klientelë të rregullt, por edhe njerëz të rinj që shtohen dita-ditës në agjencinë e saj. Vlen të shtohet se agjencia e saj ofron për të gjithë turistët e apasionuar pas udhëtimeve çmimet me të arsyeshme në treg.  Së fundi pas një eksperience të gjatë si agjente udhetimesh në treg 16 vjet, aktore, ajo vjen si kandidate për deputete në qarkun e Tiranës. Urime Flora e suksese të mëtejshme!

Please follow and like us: