Albspirit

Media/News/Publishing

Xhevdet Mazrekaj: 22 vjet nga bombardimet e NATO-s, faleminderit Amerikë!

22 vjet nga bombardimet e NATO-s, faleminderit Amerikë
Me rastin e 22 vjetorit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë, po e ndaj me ju një kujtim të bukur.
Kjo është një dhuratë e çmuar nga njeriu që udhëhoqi sulmet e NATO-s kundër forcave serbe, gjenerali Wesley Clark.
Libri “Bërja e luftës moderne” , i nënshkruar nga vet gjenerali Clark është një ndër dhuratat më të veçanta për mua.
E mbaj me shumë krenari në shtëpinë time, pasi i jep vlerë historisë sonë kombëtare dhe miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dita kur NATO nisi bombardimet ndaj caqeve serbe, ishte më e lumtura e jetës sime. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm, sa që edhe tash kur e kujtoj më jep një emocion të veçantë.
Faleminderit Amerikë, përherë mirënjohës ndaj teje!
Please follow and like us: